×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Beqa: Do të jem zëri i qytetarëve në Kuvendin e Kosovës

    FrontOnline
    12 Shkurt 2021

    Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa, thotë se do të jetë zë i fuqishëm i qytetarëve.

    Beqa është i bindur se në zgjedhjet e 14 shkurtit, Partia Demokratike e Kosovës do të dal e para dhe se ai do të jetë një nga deputetët më të dinjitetshëm të legjislaturës së tetë.

    Iniciativat ligjore të nisura gjatë kohës sa ishte deputet, sipas tij, janë dëshmia më e mirë e kryerjes së punës me përgjegjësi dhe në interes të qytetarëve.

    Beqa: Kam dhënë kontribut të rëndësishëm në fushën e drejtësisë

    “Kam qenë deputet për dy mandate. Konsideroj që kam dhënë një kontribut të rëndësishëm për qytetarët e vendit tim, kam qenë një zë i fuqishëm i qytetarëve të Republikës, kam ngritur çështje që janë në interes të vendit. I kam mbrojtur vlerat e qytetarëve në Kuvendin e Republikës të Kosovës, në të njëjtën kohë kam bërë propozime për shumë amendamente për shumë ligje, në veçanti për pakon e ligjeve të drejtësisë por, edhe për ligje tjera. Duke u bazuar në përvojën time, mendoj se do të jem njëri nga deputetët më dinjitoz në Republikën e Kosovës”, tha ai.

    Beqaj është i bindur se programi i rimëkëmbjes, i hartuar nga ekspertë të PDK-së, është opsioni më i mirë për vendin.

    Beqa: Do ta zbatojmë 100 përqind kontratën me qytetarët

    “Fokusi im do të jetë të jem zëri i qytetarëve dhe të bëj veprime që ua lehtësojnë jetën qytetarëve dhe ta zbatojmë 100 përqind kontratën me qytetarët. Konsideroj që qytetarët duhet të jenë me neve në programin e rimëkëmbjes, si program më stabil për kthesën e madhe që do të ndodhë më 14 shkurt me z. Hoxhaj kryeministër. Konsideroj që aty do të jem një zë i fuqishëm në implementimin e këtij programi”, u shpreh ai.

    Ish-deputeti Hajdar Beqa ka premtuar se do t’i mbrojë në çdo kohë interesat e qytetarëve të Republikës të Kosovës.

    Derisa ka kritikuar dy qeveritë e kaluara për keqmenaxhimin me pandeminë, Beqa fton qytetarët që të votojnë PDK për një qeveri të qëndrueshme për 4 vjet.

    Beqa: Votoni PDK-në për një qeveri të qëndrueshme e stabilitet ekonomik

    “Mesazhi im për fund është që qytetarët më 14 shkurt të dalin të votojnë në mënyrë masovike për Partinë Demokratike të Kosovës, të votojnë për një stabilitet institucional, të votojnë për një qeveri të qëndrueshme për 4 vjet, të votojnë për një kryeministër, i cili e ka një bagazh politik dhe profesional, siç është Enver Hoxhaj. Por, të votojnë për një stabilitet ekonomik dhe social që kemi më së shumti nevojë në këtë kohë që po e kalojmë, një pandemi që po e kalon krejt bota, i vetmi vend që nuk kemi pasur ndonjë udhëzim konkret qysh me dal, PDK e ka një plan të veprimit konkret, ka prioritete konkrete dhe të gjitha ato burojnë nga qytetarët e Kosovës dhe janë të hartuara nga ekspertët më të mirë që i ka vendi”, tha Beqa.

    Hajdar Beqa garon për deputet në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e 14 shkurtit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, me numrin 28.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim Drejtorin Rajonal për Evropë dhe Azi Qendrore të Bankës Botërore, Asad...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Një aksident mes katër veturave në rrugën Veternik-Bresje la të lënduar katër persona. Rastin për klankosova.tv, e konfirmoi zëdhënësja e policisë Arlinda...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka mbajtur tubim në Skenderaj, në palestrën që mban emrin e heroit Ilaz Kodra....
    Të tjera
    Bota/Rajoni15 Nëntor 2024
    Policia e Shtetit ka sekuestruar gati 700 mijë euro gjatë një kontrolli që iu bë veturës së një shtetasi shqiptar derisa i...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Ish-deputeti i Vetëvendosjes, tashmë i pavarur, Haki Abazi, ka reaguar pasi ministria e Faton Pecit i dha 100 mijë euro vëllait të...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka reaguar për herë të parë pasi u publikua kontrata, ku i dha grant prej 100 mijë...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka reaguar pas raportimit se vëllai i deputetes së VV-së, Fitore Pacolli është shpërblyer me një tender...
    Sport15 Nëntor 2024
    Tifozët mezi po presin që të shohin meçin mes Mike Tyson dhe Jake Paul. Kjo luftë ka tërhequr interesim të madh dhe...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Në Komisionin për Buxhet dhe Financave sot është shqyrtuar Projekt-buxheti për vitin 2025, i cili tashmë ka kaluar në lexim të parë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.