Roberto Mancini këmbënguli se Italia e meritoi fitoren kundër Austrisë dhe duhej të kishte shënuar para se ndeshja të shkonte në vazhdime.
“Azzurrëve” iu desh koha shtesë për ta mposhtur Austrinë dhe humbën rekordin e tyre pa pranuar gol pas 11 ndeshjeve radhazi, por zëvendësuesit Federico Chiesa dhe Matteo Pessina bënë ndryshimin në një fitore prej 2-1.
Italia gjithashtu vendosi një rekord të ri të të gjitha kohërave me 31 ndeshje si të pamposhtur radhazi dhe do të përballet me fituesin e ndeshjes Belgjikë – Portugali në çerekfinale.
“Ne e morëm këtë fitore sepse e meritonim atë, edhe pse pranuam në fund një gol.” tha Mancini për “RAI Sport”.
“Ne sinqerisht duhet t’i kishim shënuar dy golat shumë më herët dhe të mos shkonim në kohën shtesë, dhe ne u lodhëm, por ne fituam me meritë.”
“Lojtarët që erdhën nga stoli kishin mentalitetin e duhur dhe u futën në ndeshje për të ndryshuar lojën. E dija që kjo do të ishte e vështirë, por ne luajtëm mirë dhe e merituam këtë kualifikim. Ky test mund të na bëjë mirë, na u desh të tregojmë një mentalitet të fortë.”, tha më tutje Mancini.
Mancio gjithashtu u pyet se me kë do të preferonte të përballej midis Belgjikës dhe Portugalisë në çerekfinale.
“Ato janë dy skuadra të jashtëzakonshme, kështu që është e vështirë të zgjedhësh.”, theksoi ai.