Ka përfunduar fraksioni i parë i ndeshjes ndërmjet Portugalisë dhe Belgjikës.
Thorgan Hazard i dha epërsinë Belgjikës me një supergol të realizuar në minutën e 42’ të ndeshjes duke i dhënë kështu një pushim të qetë skuadrës së tij, përcjellë KosovaPress.
Fituesi i kësaj ndeshjes do të ballafaqohet me Italinë në çerekfinale të Euro 2020.