×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Bajrami: Për të përballur me pandeminë janë shpenzuar 143 milionë euro

    FrontOnline
    09 Tetor 2020

    Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami para deputeteve të Kuvendit të Kosovës ka arsyetuar punën 100 ditore të dikasterin të saj.

    Ajo tha se gjatë këtyre muajve sa janë në krye të ekzekutivit kanë bërë punë të mirë në bazë të buxhetit që kanë pasur.

    “Është implentuar pakoja emergjente fiskale sa po kemi shkuar në ministri të Financave kemi bërë lejimin e investimeve kapitale për projekte të reja meqenëse ishin të ndaluara paraprakisht. Kemi ndihmuar komunat nga programi ekonomik me 10 milionë euro dhe iu kemi vënë në dispozicion 29 milionë euro tjera të cilat ishin të ndara në kuadër të fondit kontingjent për ligjin e pagave. Meqenëse ligji ra poshtë, atëherë këto 29 milionë euro i kanë komunat për të adresuar nevojat e tyre. Me 27 shtator kemi ndarë 87 milionë euro nga të cilat 60 milionë janë ndarë për biznese dhe po punohet që këto mjete të shpërndahen. Kemi bërë rishikimin e kornizës afat-mesme të shpenzimeve 2021-2023 dhe po përfundojmë dëgjimet tash për hartimin e buxhetit 2021”, tha ajo.

    Ministrja Bajrami gjatë seancës plenare ku po raporton kryeministri për 100 ditët e para të qeverisjes së tij, tha se prej fillimit të pandemisë janë shpenzuar 143 milionë euro për t’u përballur me pasojat e saj.

    “Sa i përket shpenzimeve të pandemisë, nëse iu referohemi të gjitha shpenzimeve që janë bërë në kuadër të përballje me pasojat e pandemisë gjithsej janë shpenzuar 143 milionë euro. Prej tyre 110 janë realizuar në kategorinë e subvencionet. 22.3 milionë euro në kategorinë e pagave dhe shtesave dhe 10.4 euro në kategorinë mallra dhe shërbime”, tha ajo.

    Nga Rubrika
    Lajme10 Janar 2025
    Moti gjatë kësaj fundjave në Kosovë pritet të jetë i vranët e me reshje bore. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme10 Janar 2025
    Zyrtarët policorë në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, në zbatim të një plani operativ, kanë kryer kontrolle në një shtëpi dhe...
    Lajme10 Janar 2025
    Në Selinë e NATO-s, nën drejtimin e ShBA-së, u mbajt takimi i 15-të i radhës/konferenca e drejtorëve të armatimeve kombëtare, në kuadër...
    Të tjera
    Vip10 Janar 2025
    Vullneti ka komentuar pëlqimin që ka Driloni për Sarën, duke e kritikuar pse ai nuk bën asgjë për të. Sipas Vullnetit, Driloni...
    Vip10 Janar 2025
    Vullneti ka komentuar pëlqimin që ka Driloni për Sarën, duke e kritikuar pse ai nuk bën asgjë për të. Sipas Vullnetit, Driloni...
    Zgjedhjet 202510 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka takuar strukturat e Gruas nga Klina...
    Lajme10 Janar 2025
    I pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka lansuar spotin e nisjes së fushatës, ku ka folur për zgjedhjet e...
    Lajme10 Janar 2025
    Bashkimi Evropian ka deklaruar se është duke ndjekur nga afër zhvillimet e fundit në veri të Kosovës, që lidhen me veprimet e...
    Lajme10 Janar 2025
    Hetuesi policor, Idriz Gashi i cili ishte rikthyer sot në punë pas përfundimit të afatit të suspendimit, është njoftuar prapë për vazhdimin...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.