×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Azemi: Qeveria po diskriminon punëtorët, kështu ka ndodhur vetëm në kohën e regjimit

    FrontOnline
    23 Janar 2021

    Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës (SPSPK) po konsideron që Qeveria në detyrë po vepron në mënyrë diskriminuese ndaj sektorëve që kanë nevojë për mbështetje financiare për shkak të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19. Pasi kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti arriti marrëveshje me Sindikatën e Bashkuara të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), për t’u paguar shtesa mësimdhënësve, SPSPK po adreson kritika ndaj ekzekutivit duke theksuar punëtorët e sektorit privat kanë qenë më të rrezikuar ndaj rrezikut nga Covid-19.

    Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi thotë se ekzekutiv po i stimulon një pjesë të punëtorëve, derisa të tjerë po i shantazhon.

    “Është tmerruese derisa ne me punëtorë qëndruam dy javë në grevë për këtë stimulim që na premtuan që na premtuan që do ta paguajnë dhe nuk e paguan, aq tmerruese ta pagoi një punëtorë të arsimit i cili më shumë ka qëndrua në shtëpi se ne ë punë, dhe ne kur jemi infektuar nuk e kemi marrë pagë ne plotë, nuk kemi marrë asnjë stimulim. Dhe, definitivisht, këto ndarje kanë ndodhur vetëm në vitin 1990-1999 atëherë kur regjimi i Millosheviqit a bënte këso ndarje, të privilegjuarit kishin gjithçka e të sanksionuarit shkonin në shtëpi”, tha ai.

    Sipas Azemit, punëtorët privat që punojnë në institucionet shëndetësore nuk janë përkrahur, ani pse kanë qenë direkt të ekspozuar ndaj rrezikut për infektim me Covid-19.

    “Është një diskriminim jo njerëzor, diskriminim djallëzor, punëtorët e arsimit të stimulohen me 100 euro e ata së paku nuk kanë qenë direkt të prekur nga pacientët me Covid, të stimulohen, dhe mos të stimulohet punëtori që ka qenë pothuajse 24 orë me pacientët me Covid, këtë njeriu në kushte normale nuk mund ta paramendojë. Është diskriminim e bëri Qeveria e Kosovës ndaj qytetarëve të vet”, tha ai.

    Sipas Azemit, 10 milionë që Qeveria e Kosovës i ka paraparë për punëtorë e sektorit privat që e kanë humbur vendin e tyre të punës gjatë pandemisë, përfshijnë vetëm 11 mijë e 111 punëtorë e jo të gjithë që e kanë humbur vendin e tyre të punës.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Nëntor 2024
    Dy persona, ngasësi dhe pasagjeri i një motoçiklete janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ndodhi sonte rreth orës 22:00 në...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kryeministri i Rumanisë, Marcel Ciolacu i është përgjigjur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti i cili u dha mbështetje lojtarëve të Kosovës të...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, mbi qëndrimin e sontëm të...
    Të tjera
    Lajme17 Nëntor 2024
    Futbollisti i njohur Taulant Xhaka, sot në Zvicër ka dalë në skenë në përkrahje të Bedri Hamzës për Kryeministër. Xhaka ka marrë...
    Sport17 Nëntor 2024
    Muamed Sejdini, ka dhënë dorëheqje nga kreu i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut. Ai e bëri të ditur këtë përmes...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Një vetaksident ka ndodhur pasditen e sotme në magjistralën Duhël – Suharekë, saktësisht në vendin e njohur si Biraçë. Si pasojë e...
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Administrata e Presidentit Joe Biden ka hequr kufizimet që nuk e lejonin Ukrainën të përdorte armatime amerikane për të kryer sulme në...
    Vip17 Nëntor 2024
    Diskutimet mes Xhenetës dhe Gjestit kanë vazhduar edhe më tej. Bisedat e tyre silleshin rreth situatës mes Gjestit dhe Edit, gjatë mbrëmjes...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Deputeti i LDK’së, Besian Mustafa ka publikuar një video të ministres Arbërie Nëgavci, për të cilën thotë se dëgjohet në Kuvend duke...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.