Qeveria e Serbisë mbajti sot një sesion të veçantë tematik kushtuar Kosovës.
Presidenti Aleksandar Vuçiq informoi kabinetin qeveritar mbi rrjedhën e dialogut në Bruksel me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
Ai tha se bashkësia e komunave serbe është temë në dialogun me Prishtinën zyrtare, dhe se siç u shpreh, “djalli gjithmonë fshihet në detaje”.
Sipas tij, Serbia nuk mund të pranojë qëndrimin e Prishtinës zyrtare se asociacioni do të formohet pas njohjes së pavarësisë, pasi sipas tij, ‘ky është një detyrim i pakushtëzuar i parashikuar nga marrëveshja e Brukselit’.
“Serbia nuk mund të pranojë që Prishtina nuk i përmbush detyrimet e saj dhe se është e rëndësishme që Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës. Ata janë përkushtuar ndaj asociacionit të komunave me shumicë serbe. Kjo na vë në një situatë ku shqiptarët nuk duan një zgjidhje kompromisi. Njohja ‘është e pakuptimtë’ për Serbinë”, tha Vuçiq.