“Topçinjtë” po synojnë ta transferojnë yllin e RB Salzburg.
Arsenal janë në bisedime për të nënshkruar me mesfushorin e RB Salzburg Dominik Szoboszlai, përcjell “Gazzetta Dello Sport”.
Klubi londinez kanë hapur bisedimet me agjentin e 20 vjeçarit, ku po shikojnë ta aktivizojnë klauzolën prej 31 milionë eurosh që Szoboszlai e ka në kontratë.
Milan dhe Napoli gjithashtu kanë qenë në kontakte të vazhdueshme me Szoboszlain, por si duket Arsenal tani janë në krye të garës për të nënshkruar me të.