Ambasadori i Italisë në Prishtinë Nicola Orlando ka mirëpritur nismat e reja të institucioneve të Kosovës për luftimin e krimit të organizuar, korrupsionit dhe shpëlarjes së parave.
Ai në një postim në Twitter ka dhënë detaje nga takimi i sotëm me ministrin e Punëve të Brendshme Agim Veliu, atë të Financave Hykmete Bajrami dhe drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, e ku ishte i pranishëm edhe një delegacion i lartë i Guardia di Finanza.
“Unë jam i nderuar të mirëpres Guardia Di Finanza përsëri në Kosovë sot për të diskutuar me ministrin Veliu, ministren Hykmete Bajrami, zotin Havolli dhe drejtorin e përgjithshëm Qalaj mbi iniciativat e reja për luftimin e krimeve financiare, korrupsionin dhe pastrimin e parave, mbështetjen për institucionet e tyre dhe shumë më tepër”, ka shkruar Orlando.
Ndryshe, takimi vjen pas letrës së dërguar nga ministri Veliu për ministrin e Ekonomisë dhe Financave të Italisë, Roberto Gualtieri për fillimin e bashkëpunimit dhe zhvillimit profesional ndërmjet Policisë së Kosovës dhe Guardia di Finanza.