×
  • Sport
  • Sport

    ​Alaba konfirmon largimin nga Bayerni

    FrontOnline
    16 Shkurt 2021

    David Alaba ka konfirmuar se do të largohet nga Bayerni.

    Austriaku do i jep fund karrierës 13 vjeçare në “Allianz Arena”, ku në fund të këtij sezoni do të largohet si lojtarë i lirë, përcjell KosovaPress.

    “Nuk ishte një vendim i lehtë. Kam qenë këtu për 13-të vite dhe jam shumë i lidhur me këtë klub. I jam falënderues për shumë gjëra”, tha Alaba për mediat gjermane.

    I pyetur rreth së ardhmes së tij, Alaba refuzoi të tregonte klubin e radhës, por siç raportohet, destinacioni i radhës do të jetë “Santiago Bernabeu”.

    “Nuk është sekret që agjentët e mi janë në kontakte të vazhdueshme me shumë klube evropiane. Por ende nuk ka ndonjë gjë konkrete, momentalisht jam i fokusuar vetëm tek Bayerni”,shtoi ai.

    Një pyetje interesante iu bë mbrojtësit 29 vjeçar, ku një gazetar e pyeti nëse është njohës i gjuhës spanjolle, dhe Alaba tregoi që nuk është dhe aq e mirë.

    “Spanjollishtja ime nuk është shumë e mirë, por është e mirë për në fushë”, u përgjigj austriaku.

    Tani raportohet se Alaba ka arritur marrëveshje personale me Real Madridin, dhe do t’iu bashkohet “Galaktikëve” si transferim i lirë në fund të këtij sezoni.

    Getinjo kërkon të largohet nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova
    Nga Rubrika
    Sport04 Korrik 2024
    Cristiano Ronaldo përmes rrjeteve sociale ka lënë një mesazh inkurajues para ndeshjes çerekfinale mes Portugalisë dhe Francës Të premte në orën 21:00,...
    Sport04 Korrik 2024
    Trajneri i Spanjës, Luis De La Fuente në një konferencë për media, ka folur për përballjen me Gjermanin. Gjermania dhe Spanja do...
    Sport04 Korrik 2024
    Ballkani ka njoftuar zyrtarisht për transferimin e sulmuesit Sunday Adetunji, Adetunji, i cili ka lënë një gjurmë me shkathtësitë e tij të...
    Të tjera
    Lajme04 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, me rastin e festës së Pavarësisë së Amerikës i ka dërguar letër presidentit Joe Biden. “Kontributi i...
    Sport04 Korrik 2024
    Ballkani ka njoftuar zyrtarisht për transferimin e sulmuesit Sunday Adetunji, Adetunji, i cili ka lënë një gjurmë me shkathtësitë e tij të...
    Bota/Rajoni04 Korrik 2024
    Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden u zotua se do të vazhdojë garën për t’u rizgjedhur president, ndërsa përballet me rritje...
    Bota/Rajoni04 Korrik 2024
    Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka thënë se janë të interesuar që të vendosin sigurinë në veri atje. Ai gjithashtu ka thënë se...
    Lajme04 Korrik 2024
    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e ka nisur vizitën e tij në Turqi, ku nesër do të takojë edhe diasporën që jetojnë...
    Sport04 Korrik 2024
    Ylli i Arsenalit, Bukayo Saka ka zbuluar se kush e ndjen se është lojtari më i nënvlerësuar në futbollin botëror. Saka e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.