Drejtori Menaxhues i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Valon Tolaj tha para anëtarëve te Komisionit hetimor parlamentar për Privatizim se ka raste kur toka është shitur për 2 euro ari.
Por kjo ka ndodhur para se ky të vinte në krye te Agjencisë.
“Nuk ka ndodh prej vitit 2008 që te nënshkruajmë kontratë për shitje të tokës nën 1 euro. Veç 1 herë ne 2007 ka ndodh me u shit një ari – një euro. Ka kontratë që është shitur 2 euro ari. Por po ashtu ka edhe kontrata kur është shitur 127 mijë euro ari”, theksoi Tolaj.
Drejtori i AKP-së: S’kam më lidhje me asnjë parti, e as presion nga askush për punën që bëj
Drejtori Menaxhues i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Valon Tolaj tha para anëtarëve te Komisionit hetimor parlamentar për privatizim se aktualisht nuk ka lidhje me ndonjë parti politike.
Por i njëjti e pranoi se më herët ka qenë pjesë e AAK-së.
Ka mohuar të ketë pasur ndonjë presion në punën e tij prej ndonjë partie politike.
“Nuk ushtroj funksion në ndonjë parti. Kam qene deri ne prillin 2018 në AAK. Jam larguar për arsye personale. Nuk kam pasur presion në lidhje me punën që e kam bërë nga askush”, tha Tolaj.
Tolaj i AKP-së: Nuk e dimë saktë sa punëtorë kanë përfituar e sa jo nga procesi i privatizimit.
Tolaj u pyet nga deputeti Bekë Berisha se sa punëtorë kanë humbur vendin e e punës nga privatizimi e sa kanë përfituar prej tij.
Lidhur me këtë ai tha se nuk kanë shifra zyrtare.
“Si pasoje e privatizimit humbje te vendeve te punës. Ajo që dimë në bazë kane ekzistuar 60 mijë vende të punës. Ne e kemi 50 mijë punëtorë që kanë përfituar nga procesi i privatizimit. Nuk e dimë se sa kanë humbur e sa kanë fituar. Nga spin offat kanë fituar 10 mijë punëtorë. Një ndërmarrje në Pejë ka pasur 80 punëtorë, kurse me privatizim e ka shtuar numrin në 200 punëtorë. Nuk ka ndodh një humbje klasike e punës”, tha Tolaj në Komisionin për Privatizim.