Xhudisti kosovar, Akil Gjakova, nuk arriti të kalojë moldavin Petru Pelivan, në raundin e tretë (-73 kg) të Grand Slamit të xhudos, që po mbahet në Budapest të Hungarisë.
Arritja deri në raundin e tretë i sjell Gjakovës 160 pikë Olimpike për Lojërat Olimpike Tokyo 2020.