×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Abrashi: Shpronësimi pengesë për kryerjen e projekteve rrugore

    FrontOnline
    08 Tetor 2020

    Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi ka thënë se shpronësimi është pengesa kryesore në përfundimin e projektit për ndërtimin e rrugës Prishtinë-Mitrovicë.

    Ai tha se në disa akse të kësaj rruge tashmë ka nisur shpronësimi i tokave.

    “Me marrjen e detyrës një prej çështjeve dhe një prej rrugëve e cila është trajtuar me prioritet është edhe rruga Prishtinë-Mitrovicë krahas edhe shumë rrugëve të tjera ose projekteve të mëdha të cilat janë në synimet e mija edhe personale për tu zhvilluar sepse ajo çka kam gjetur në ministri është se pak a shumë fokusi është orientuar në rrugë të vogla lokale dhe jo në rrugë nacionale, regjionale që të themi autostrada ato që e lidhin vendin tonë me nyejt kryesore mes qyteteve dhe rrugëve transevropiane. Me këtë rrugë jam marr që nga dita e parë dhe kemi hasur me shumë pengesa sikur edhe tek projektet tjera që karakterizohen qoftë me shpronësim, revidim të projektit qoftë punë shtesë edhe kjo rrugë fatkeqësisht është prekur nga këto probleme tek kjo ka qenë ka qenë evidente çështja e shpronësimit…Veç kanë filluar proceduar për shpronësim në disa pjesë për të qenë më kreative dhe duke i ditur mundësitë buxhetore kemi kërkuar që shpronësimi të filloj nga Gojbula në drejtim të lumit të Madh në mënyrë që të punohet dhe të lirohen fondet nga institucionet ndërkombëtare që kanë dhënë kredi në atë pjesë….Shpresoj dhe kam bërë me dije edhe në ministri të Financave edhe të tjerë edhe mund të prekin projektet tjera tek ne vetëm që të shpronësohen”, tha ai.

    Këto komente Abrashi i bëri në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, pas pyetjes parlamentare që e bëri deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu.

    “Tash e disa viteve ndërtimi i rrugës Prishtinë-Mitrovicë por punimet me shkojnë shumë ngadalë për shkak të punimeve janë krijuar dhjetëra pengesa nëpër rrugë të cilat po vështirësojnë qarkullimin e qytetarëve duke shkaktuar kolona të gjata në këtë aks rrugor… Kur mund të përfundohet rruga Prishtinë-Mitrovicë dhe si mund të gjendet zgjidhja”, tha ai.

    Ministri i Infrastrukturës po ashtu në fjalën e tij, tha se kanë hartuar një task-forcë që do i trajtojë të gjitha projektet infrastrukturore.

    Ai tha se deri në fund të vitit do arrijnë të realizojnë 90 përqind të buxhetit të tyre.

    Nga Rubrika
    Lajme10 Janar 2025
    Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) ka prezantuar statistikat që flasin për punën dhe përkushtimin e këtij institucioni ndër vite. Sipas të dhënave,...
    Lajme10 Janar 2025
    Zëvendëssekretari i Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard Verma, është pritur në takim nga presidentja Vjosa Osmani në Presidencë. Në fillim të...
    Lajme10 Janar 2025
    Misioni i KFOR’it ka mirëpritur garancitë e fundit që i janë dërguar nga Qeveria Kurti për mosdërgimin e FSK’së në Veri. Në...
    Të tjera
    Lajme10 Janar 2025
    Gjatë ditës së sotme pritet të emërohet drejtori ekzekutiv i Agjencisë së Statistikave të Kosovës. Propozim-vendimi për emërimin e drejtorit ekzekutiv të...
    Lajme10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës pritet që gjatë ditës së sotme të mbajë mbledhjen e radhës. Sipas njoftimit mbledhja e Qeverisë pritet të nis...
    Lajme10 Janar 2025
    MCA Kosova sot mban konferencë lidhur me procedurat e parakualifikimit për dizajnimin dhe dërtimin e sistemeve të mëdha për ruajtjen e energjisë...
    Lajme10 Janar 2025
    Një veturë është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e djeshme në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë. Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë...
    Lajme10 Janar 2025
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se mbështetja për Lëvizjen Vetëvendosje ka rënë ndjeshëm, duke pretenduar se kjo parti nuk i kalon...
    Lajme10 Janar 2025
    Zëvendës Sekretari i Shtetit Amerikan për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R. Verma, sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë. Ai...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.