×
  • Lajme
  • Lajme

    ​AAK: Kosova nuk mund të ketë komandat suprem më të denjë se Haradinajn

    FrontOnline
    07 Shkurt 2021

    Në tubimin zgjedhor të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Gjakovë është thënë se Kosova nuk mund të ketë komandat suprem më të denjë se lideri i AAK, Ramush Haradinaj.

    Kandidati për president, Ramush Haradinaj tha se Kosova ka shumë sfida, rinia në vend pret një vend pune, ndërsa një pjesë e popullit tonë është e zhgënjyer me politikat qeverisëse nacionale. Prandaj, për këtë tha se AAK ka bërë planin financiar si të dal vendi nga rënia ekonomike, si të rikthehet rritja ekonomike.

    Haradinaj nuk la pa përmendur edhe letrën ePresidentit amerikan Biden që i ka dërguar homologut të tij serb, Aleksandër Vuçiq.

    Haradinaj: Sot u vërtetua me letrën e presidentit Biden për njohjen reciproke Kosovë-Serbi

    “Problemin e parë e kemi ekonominë që është në krizë, pandemia ka shkaktuar krizë. Prandaj, duhet me ndërhyrë me një fond emergjent. Kemi bërë planin financiar si me ndalë rënien ekonomike, si me rikthyer rritjen ekonomike, me rihap vende të punës që i mungojnë Kosovës. Me i rritë pagat, jo vetëm ashtu si e ka paraparë Ligji i pagave, të cilin ligj do ta rikthejmë në fuqi si ligj të pagave, por edhe rritje të pagave ashtu si e parash rritjen ekonomike, që duhet të ketë 5 përqind në vit për të gjithë. Ajo që ka të bëjë me pagën minimale, nuk guxojmë të lëmë qytetarin tonë nën 300 euro pagë minimale… Në kandidaturën time për president do t’i japim zgjidhje edhe kësaj pritjes së gjatë e të pa fund që me u përmbyll statusi ndërkombëtar i Kosovës, anëtarësimi në NATO, OKB dhe njohja nga Serbia… Sot u vërtetua edhe nga letra e presidentit Biden për presidentin e Serbisë, ku i kërkon atij që t’i rikthehet dialogut për njohjen reciproke Kosovë-Serbi. Neve kjo nuk na befason, e dimë se do të ndodhë kështu. Ajo që na befason është çështja jo e duhur e presidentit serb. Duke diskutuar për kufij nuk e ndihmojmë as paqen, as ecjen përpara të popujve tonë. Kosova dhe Serbia duhet ta njohin njëra tjetrën, por në kufijtë ekzistues”, tha Haradinaj.

    Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini theksoi se ajo që është më e rëndësishme, është se Gjakova do t’i jap presidentin gjithë Kosovës.

    Gjini: Kosova nuk mund të ketë komandat suprem më të denjë se Ramush Haradinaj

    “Jeni këtu për shkak që Gjakova, Dukagjini, por edhe e gjithë Kosova, edhe njerëzit që ndoshta s’kanë me na votuar, e dinë një gjë që Kosova nuk mundet me pasur komandat suprem të Forcave të armatosura më të denjë se lidri i ynë Ramush Haradinaj. Nuk munden, e dinë edhe vet, e kanë të qartë dhe e kuptojnë që nuk mundet me ndodhë ndryshe…Sot është edhe një farë tubim tjetër që është duke u mbajtur diku në një qoshe, në mars të vitit të kaluar kur është rishikuar buxheti i Republikës së Kosovës, Albini që është atje në qoshe i ka pas hequr krejt projektet e Gjakovës, krejt, në zero. Asnjë s’e ka lënë. Tash ka ardhur në Gjakovë po iu thotë do me bërë rrugën Gjakovë-Shkodër. Shikoni çka po iu them diçka, rrugën Gjakovë-Shkodër e kemi të bërë, veç nëse shkon në Shqipëri me shtruar rrugë, nuk e di çka me bërë. Por, e kemi kryer ne. A e dini çka jemi duke bërë ne, lufta jonë është hekurudha, është duke u bërë dhe kemi me bërë”, tha ai.

    Ish-ministri Pal Lekaj tha se qytetarët e Gjakovës asnjëherë nuk kanë përjetuar të mira sikur me Ramush Haradinaj.

    Lekaj: President, Gjakova të donë

    “Qytetarët e Gjakovës nuk kanë përjetuar të mira sikur me Ramushin. Asnjë herë nuk kanë pasur siguri sikur me Ramushin. President Gjakova të donë, të ka dashur dhe është në përkrahje. E ke dëshmuar që në ditët e para që e donë Gjakovën”, tha Lekaj.

    Edhe në këtë qytetet, AAK ka prezantuar kandidatët për deputet të Kuvendit të Kosovës.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kaja Kallas, si shefe e re e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, e ka mundësinë ta riformojë qasjen e bllokut ndaj...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar se është iniciuar rast për kryerjen e veprës penale “sulm ndaj personit zyrtar” lidhur me përleshjen...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Albison dhe Rexhep Shlivova, të cilët u vranë ditën e mërkurë me armë zjarri në një lokal në qendër të Klinës janë...
    Të tjera
    Lajme15 Nëntor 2024
    I pari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka komentuar doracakun e Ministrisë së Arsimit për Edukimin Seksual. Sipas tij, me këta...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kryetari i Lipjanit Imri Ahmeti, thotë se komuna që ai e udhëheq do ta respektoj vendimin që doracakët e lëndës “Edukimi Seksual”...
    Sport15 Nëntor 2024
    Argjentina nuk po kalon formë edhe aq të mirë së fundmi. Në katër ndeshjet e fundit, kampioni në fuqi i botës ka...
    Ekonomi15 Nëntor 2024
    Vendimi i qeverisë për të rritur pagat në sektorin publik nga janari i vitit 2025 ka shkaktuar pakënaqësi ndër qytetare, për siç...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Në kohën kur gjykimi në rastin e krerëve të UÇK-së është intensifikuar dukshëm, dëshmitarët po vazhdojnë dëshmitë e tyre para trupit gjykues....
    Bota/Rajoni15 Nëntor 2024
    Në 24 orët e fundit, Donald Trump ka shpallur disa zgjedhje të tjera për administratën e tij të re. Kush janë rekrutët...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.