Në Suedi, 96 vdekje të reja u konfirmuan si rezultat i COVID-19, e cila është shifra më e lartë në një ditë në të paktën tre muajt e fundit.
Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 4,007 raste të reja me koronavirus, që është pothuajse 2.000 më pak se bilanci më i lartë ditor i konfirmuar më parë këtë muaj.
Në Suedi, 6.321 pacientë kanë vdekur si rezultat i infeksionit të virusit korona deri më tani.
Shkalla e vdekshmërisë së COVID-19 në vend është disa herë më e lartë se në vendet fqinje skandinave, por është më e ulët se në disa vende më të mëdha evropiane si Spanja, transmeton KosovaPress.