78 pacientë të infektuar me COVID-19 janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës. Nga spitali kanë njoftuar se 43 pacientë janë nën oksigjenoterapi, ndërsa 9 janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.
“Nga numri i përgjithshëm i pacientëve të shtrirë 78 pacientë janë duke u trajtuar me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 1 pacientë janë në Respirator (CPAP), 49 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 9 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 13 pacientë është shëruar gjatë 24 orëve të fundit”, thuhet nw njoftimin e spitalit.
Ndërsa, të shtrirë në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë 187 pacientë. Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 509 pacientë kanë kryer vizita Specialistike dhe nga këta 37 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm, ndërsa 44 Pacientë janë liruar pas trajtimit që i është ofruar.