×
  • Lajme
  • Lajme

    ​669 të vdekur nga Covid-19 në Kosovë

    FrontOnline
    28 Tetor 2020

    Që nga shpërthimi i pandemisë COVID-19 në Kosovë kanë vdekur 669 pacientë.

    Tash kur janë bërë më shumë se shtatë muaj prej që kur u paraqitën edhe rastet e para pozitive me COVID-19 në vend, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 18 mijë e 345, ku nga ta kanë arritur që të shërohen 15 mijë e 198 persona.

    Nga të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), bëhet e ditur se numri i rasteve aktive me COVID-19 është 2 mijë e 478 persona.

    “Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.018 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 197 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar tre raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (2 raste Spitali i Përgjithshëm Prizren dhe 1 rast Mjekimi Intenziv Qendror, QKUK). Numri total i rasteve pozitive është 18.345 raste nga 89.108 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 669 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 48 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.198 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.478”, thuhet në të dhënat e IKSHPK-së.

    Prishtina sërish vazhdon të prijë për numrin e rasteve pozitive.

    Gjatë 24 orëve të fundit në komunën e Prishtinës janë shënuar 92 raste të reja me COVID-19. Më pas vjen komuna e Gjilanit me 17 raste, Gjakova me 14 raste, Peja me 14 raste, Ferizaj me 13 raste, Drenas me 4 raste, Istogu me 2 raste dhe me nga një rast komuna e Shtimes dhe Vitisë. Ku kjo e fundit kishte shënuar edhe rastin e parë meë COVID-19 më 13 mars 2020.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, po qëndron për vizitë në Gjermani. Haradinaj...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa, në një konferencë për media, ka kërkuar shkarkimin e deputetes Fitore Pacolli...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sot ka pasur një takim me kryetarin dhe kryesinë e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në...
    Të tjera
    Lajme17 Nëntor 2024
    Vetëm gjatë muajit gusht të këtij viti rreth 140 qifte vendosën t’i ndajnë rrugët e tyre. Sipas të dhënave të Agjencisë së...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Njohësi i Çështjeve të Sigurisë, Bedri Elezi për Front Online, thotë se nuk ka besuar në premtimin e kryeministrit Albin Kurti për...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Nesër, Qeveria e Kosovës do të jetë nikoqire e një takimi të përbashkët me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut. Sipas kryetarit të...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, për FrontOnline, ka folur për premtimin e kryeministrit Albin Kurti, për shërbimin ushtarak të detyrueshëm. Për të...
    Kronika17 Nëntor 2024
    Ka vdekur sot në spital gruaja që pësoi lëndime në aksidentin mes trenit të udhëtarëve dhe një veture të ndodhur më 2...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Sot shënohet dita e themelimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. E deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti bashkë me Nait Hasanin dhe Bislim...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.