×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    ​6 këshilla si të jeni menaxher efektiv gjatë pandemisë

    FrontOnline
    11 Janar 2021

    Pasiguria dhe stresi i shkaktuar nga pandemia Covid-19 mund të sjellë tendosje të madhe në mesin e punonjësve Për shkak që ata mund të përjetojnë ankth, depresion dhe frikë, cilësia dhe sasia e punës mund të bjerë. Prandaj, në kohëra të tilla është e domosdoshme që menaxherët të dinë se si t’i menaxhojnë ato. Ata duhet të bëjnë shumë herë më shumë se sa kanë bërë para pandemisë.

    Më poshtë disa këshilla që mund t’ju ndihmojnë në këtë drejtim.

    Krijoni një kornizë mbështetëse

    Gjëja e parë që një menaxher efektiv duhet të bëjë gjatë pandemisë është krijimi i një kornize të fortë mbështetëse. Kjo kornizë ndërtohet nga: besimi, lidhja e fuqishme, mbulesa, kompetenca dhe qetësia. Përdorni këto elemente për të kuptuar se çfarë i duhet ekipit tuaj për të vazhduar punën me kompetencë, në mënyrë efektive, për t’u ndjerë të sigurtë, për t’u kujdesur për ta dhe për të qëndruar i lidhur me organizatën. Koordinohuni me menaxherët të tjerë në mënyrat më të mira për t’u siguruar punonjësve mbështetjen maksimale që ju duhet!

    Ofroni burime të shëndetit dhe sigurisë

    Mund të jetë e dobishme të siguroni burime për punonjësit, në rast se ata nuk dinë se ku mund t’i gjejnë, nëse nuk ndihen mirë. Ofroni këshilla për të qëndruar të shëndetshëm dhe për ta ulur stresin! Jepni informacion për shërbime të shëndetit mendor, për personat që përjetojnë shqetësime të mëdha në lidhje me pandeminë! Në një nivel organizativ, sigurohuni që t’i informoni punonjësit për çdo risi në lidhje me pandeminë, në çfarëdo fushe! E po ashtu, ua mundësoni edhe punën në distance, kur është e nevojshme!

    Jepni ndihmë shtesë

    Bazuar në kornizën tuaj të mbështetjes dhe burimet e shëndetit dhe sigurisë në dispozicion, vlerësoni se çfarë ndihme shtesë mund të jetë e nevojshme nga punonjësit. Pandemia prek njerëzit në shumë mënyra, kështu që çdo situatë do të jetë unike. Është e rëndësishme të keni një plan të detajuar për t’u përshtatur me secilën situatë dhe me secilin individ në punë. Përpiquni të ofroni ndihmë si: pushim shtesë apo fleksibilitet për punonjësit që kujdesen për fëmijët! Apo për personat të tjerë të pambrojtur, ose për ata që ju vdes dikush në familje. Ju gjithashtu, duhet patjetër të jepni pushim mjekësor me pagesë, në rast se njëri nga punonjësit i është ekspozuar Covid-19 dhe ka nevojë për trajtim.

    Jini të qëllimshëm dhe proaktiv në menaxhimin në distancë

    Me shumë punonjës që punojnë në distancë, është sfduese rregullimi i menaxhimit dhe i përshtatjes. Në një mjedis virtual është e lehtë që njerëzit të ndihen të shkëputur. Por është thelbësorë që të përqendroheni në produktivitetin dhe paraqitjen e punonjësve duke përdoruar të gjitha mjetet për t’i nxitur ata. Kjo do të thotë, që do t’ju duhet më shumë energji, që t’i menaxhoni ata më mirë, si dhe t’i bëni ata ta njohin dhe menaxhojnë më mirë vetën e tyre, kur përballen me një situatë të pazakonshme. Nëse ju si menaxher arrini t’i menaxhoni ato mirë, kjo nuk do të thotë që të gjithë njerëzit janë të njëjtë.

    Mbaj lidhjet e punës

    Kur punonjësit punojnë virtualisht ose janë në distancë, ata do ta kenë të vështirë t’i mbajnë marrëdhëniet e punës. Ju mund të vendosni “pushime kafeje” virtualisht, për punonjësit që të shoqërohen pa u ndier nën presion të diskutojnë vetëm për punën. Ju gjithashtu mund të organizoni aktivitete të komunitetit virtual të tilla si lojëra të vogla, enigma ose klube leximi për të zëvendësuar ngjarjet e kompanisë duke qenë prezent. Mbajini oraret e zyrës siç kanë qenë gjithmonë! Sigurohuni që punonjësit të kenë mundësi të takohen virtualisht me anëtarët e tjerë të ekipit për të diskutuar punën e projektit, në vend që të komunikojnë vetëm me email!

    Praktikoni vetë-kujdesin

    Si udhëheqës, ju jeni jetikë për mirëqenien dhe kohezionin e organizatës suaj, prandaj është e rëndësishme që të kujdeseni për veten. Nëse e neglizhoni veten në mënyrë që të përqendroheni në të qenit një menaxher i mirë, atëherë do të jeni ai që përjetoni paaftësi për ta menaxhuar vetën në radhë të parë, pastaj të gjithë stafin. Për më tepër, praktikimi i vetë-kujdesit mund t’ju ndihmojë të jeni një model i mirë për ekipin tuaj. /Akademi Pune

    Nga Rubrika
    Lifestyle26 Nëntor 2024
    Dhimbjet e kokës që shfaqen në mëngjes mund të kenë shkaktarë të ndryshëm. Ato mund të jenë rezultat i ndryshimit në fiziologjinë...
    Lifestyle25 Nëntor 2024
    Dashi Dashuria: Mundohuni të gjeni paqen e brendshme që ju mungon për një kohë: nëse dashuria nuk shkon siç duhet, pjesërisht është...
    Lifestyle25 Nëntor 2024
    Uthulla e verës së bardhë njihet gjerësisht si pjesë e ushqimit, por a keni provuar ndonjëherë uthullën e kuqe? Uthulla e verës...
    Të tjera
    Lajme26 Nëntor 2024
    Kryediplomatja Donika Gërvalla ka refuzuar të përgjigjet në lidhje me kritikat e presidentes Vjosa Osmani ndaj qeverisë ku ajo bën pjesë, përfshirë...
    Vip26 Nëntor 2024
    Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 3, Anisa Veseli, është shfaqur e revoltuar në orët e vona me Gjestin dhe Leo-n. Gjithçka...
    Vip26 Nëntor 2024
    Banorët e shtëpisë më të madhe në vend duket se janë në hall për një cigare. Kjo si shkak i buxhetit më...
    Bota/Rajoni26 Nëntor 2024
    Njeriu më i vjetër në botë ka vdekur në moshën 112-vjeçare, ka konfirmuar familja e tij. John Alfred Tinniswood vdiq të hënën...
    Vip26 Nëntor 2024
    Banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Anisa ka një kërkesë për Drilonin. Ajo i kërkoi atij që t’ia lëshoj krevatin,...
    Bota/Rajoni26 Nëntor 2024
    Rusia ka vendosur një komandant të ri për grupin e saj jugor të forcave në Ukrainë pasi paraardhësi i tij u shkarkua,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.