Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur për 565 raste të reja me COVID-19 nga 1325 teste të kryera në 24 orët e fundit në Maqedoninë Veriore.
Gjithsej 154 persona e kanë fituar betejën me virusin korona, ndërsa 21 persona kanë ndërruar jetë për shkak të komplikimeve nga COVID-19.
Rastet e reja janë regjistruar në Shkup-230, Prilep-65, Tetovë-39, Kumanovë-35, Veles-27, Gostivar-27, Manastir-15, Stip-13, Gjevgjeli-13, Kavadar-10, etj.
Prej 21 viktimave, 6 janë nga Shkupi (të moshës 45, 52, 63, 67, 68 dhe 84 vjeçe), pesë viktima janë nga Tetova (të moshës 69, 73, 75, 69 dhe 83 vjeçe), një nga Kumanova (74 vjeç), dy viktima janë nga Velesi ( të moshës 83 dhe 89 vjeçe), dy nga Bogdanci (75 dhe 85 vjeç) dhe nga një viktimë ka Manastiri (79), Radovish (71), Prilepi (61), Ohri (51) dhe Shtipi (63).
Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë Veriore me COVID-19 janë diagnostikuar 32.997 persona, prej të cilëve 21.244 janë shëruar, 10.728 janë raste aktive, ndërsa 1025 persona kanë humbur betejën me koronavirusin e ri. /AlsatM