149 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës. Nga spitali njoftojnë se 106 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe 4 janë në respiratorë.
Ndërkohë 24 pacientë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.
“149 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 4 Pacientë janë në Respirator (CPAP), 106 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 24 pacientë janë në gjendje më të rëndë. 3 Pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga”, thuhet në njoftimin e spitalit.
Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 204 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 17 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.