×
  • Lajme
  • Lajme

    ​1 mijë e 466 të vdekur nga COVID-19 në Kosovë

    FrontOnline
    26 Janar 2021

    Prej marsit kur edhe u shfaqën dy rastet e para pozitive me SARS CoV2 në Kosovë, nga ky virus u infektuan 58 mijë e 399 qytetarë.

    Shkak i infektimit me virusin korona kanë humbur jetën edhe 1 mijë e 466 qytetarë.

    Ndërsa sipas raporteve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), 51 mijë e 81 persona janë shëruar nga virusi korona.

    Ndërkaq, aktualisht në vend janë 5 mijë e 852 raste aktive me COVID-19.

    “Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.903 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 311 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 10 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Lipjan 2 raste (29, 76 vjeç), Skenderaj 2 raste (78, 61 vjeç), Dragash 1 rast (82 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (85 vjeç), Malishevë 1 rast (78 vjeç), Pejë 1 rast (61 vjeç), Prizren 1 rast (74 vjeç), Suharekë 1 rast (67 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 58.399 raste nga 221.663 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.466 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 128 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 51.081 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.852”, thuhet në raportin e fundit të IKShPK-së.

    Më së shumti raste janë paraqitur në Komunën e Prishtinës.

    Së fundmi janë shënuar 84 raste në Prishtinë, Prizren 83 raste, Fushë-Kosovë 21 raste, Klinë 14 raste, Malishevë 13 raste, Suharekë 12 raste, Pejë 11 raste, Lipjan 10 raste, Vushtrri 10 raste, Drenas 8 raste, Istog 7 raste, Dragash 6 raste, Gjakovë 5 raste, Rahovec 5 raste, Ferizaj 4 raste, Obiliq 4 raste, Podujevë 4 raste, Mitrovicë 3 raste, Skenderaj 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Gjilan dhe Kamenicë.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se sot do të mbajë një tubim në...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, sot viziton Augsburgun e Gjermanisë. Para diasporës, ai do ta prezantojë programin e plotë të partisë. Tubimi...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do të lëvizin...
    Të tjera
    Vip16 Nëntor 2024
    Gjesti si duket nuk është fare në disponim. Ai është duke qëndruar i vetëm në dhomën e ndejës. Më poshtë mund ta...
    Vip16 Nëntor 2024
    Një debat i ashpër është zhvilluar në mes Xhenetës, Anës, Dianës dhe Gesa. Diana tha se Xheneta po promovon dhunë. Reagimin e...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Deputetja e PDK-së Ganimete Musliu, ka falënderuar pjesëmarrësit e takimit të djeshëm në Skenderaj. Ajo tha se “Drenica gjithmonë ka ditur të...
    Sport16 Nëntor 2024
    Ka përfunduar me rezultat të barabartë 0-0 pjesa e parë në takimin mes Shqipërisë dhe Çekisë që po luhet në kuadër të...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ish shefi i stafit të kongresistit amerikan, Eliot Engel, dhe bashkautor i një raporti për Kosovën, Jason Steinbuam, ka shprehur qëndrimin se...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën “Ahmet Kaçiku”. Rastin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.