×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Zvicra do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën me projekte zhvillimore

    FrontOnline
    07 Tetor 2020

    Kryeministri Avdullah Hoti, ka pritur sot në takim njohës ambasadorin e ri të Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly.

    Sipas komunikatës qeveritare, kryeministri Hoti e njoftoi ambasadorin Kolly për prioritetet e Qeverisë së tij, me theks të veçantë për përballjen me pandeminë COVID-19, si dhe angazhimin në rimëkëmbjen ekonomike.

    Po ashtu, kryeministri Hoti shprehu mirënjohjen e qytetarëve dhe të Qeverisë për përkrahjen konkrete të Zvicrës për vendin në shumë fusha, veçanërisht për ndihmën që i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë Kosovës në sektorin e ujërave.

    Kryeministri Hoti, ndër të tjera, theksoi se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar për fuqizimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale në mes dy vendeve.

    Ndërsa, ambasadori Thomas Kolly e falënderoi kryeministrin Hoti për pritjen, si dhe theksoi se Zvicra do të vazhdojë edhe më tej ta mbështesë Kosovën me projekte zhvillimore.

    Nga Rubrika
    Lajme08 Nëntor 2024
    Qeveria Kurti e cila është në fund të mandatit të saj, ka aktivizuar “motorret” si çdo herë tjetër për të bërë propagandë,...
    Lajme08 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se qeveria e tanishme e ka shpëtuar dhe restauruar trashëgiminë e vlefshme kulturore e historike,...
    Lajme08 Nëntor 2024
    Vetëm dy ditë zgjatën punimet nga ana e Komunës së Prishtinës për projektin e kryetarit të Prishtinës, Perparim Rama, e që përfshinte...
    Të tjera
    Bota/Rajoni08 Nëntor 2024
    Autoritetet në Spanjë thanë se 78 persona ende janë të zhdukur, dhjetë ditë pasi shteti u përball me stuhitë më katastrofale në...
    Lajme08 Nëntor 2024
    Në mungesë të pesë dëshmitarëve, ka dështuar seanca e së premtes në Gjykatën Themelore në Prizren, në rastin ku Nijazi Kryeziu akuzohet...
    Sport08 Nëntor 2024
    Sot pritej të zhvillohej ndeshja në Ligën e Dytë të Kosovës mes Dardanisë dhe Ulpianës. Megjithatë, ekipi nga Lipjani nuk ka udhëtuar...
    Lajme08 Nëntor 2024
    Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Rrjetit të Organizatave Joqeveritare, AVONET,...
    Lajme08 Nëntor 2024
    Sindikata e Policisë së Kosovës ka shprehur ngushëllime për vdekjen pjesëtares Shqipe Zenelaj. Në një postim në Facebook është publikuar një telegram...
    Lajme08 Nëntor 2024
    KEK përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se është duke operuar me katër njësi dhe se kanë përfunduar me...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.