×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Zemaj: Spitali i fëmijëve do të jetë shembull edhe për rajonin

    FrontOnline
    19 Nëntor 2020

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka vizituar nga afër punimet që po bëhen në objektin e ri të Kirurgjisë së Fëmijëve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

    Pas vizitës brenda objektit, ministri Zemaj tha se punët në këtë objekt janë drejt përfundimit e që ky spital sipas tij do të jetë shembull edhe për rajonin. Tutje derisa ka folur për rendësin e këtij objekti, Zemaj tha se ky objekt do t’ua lehtësoj punën edhe profesionistëve shëndetësore dhe fëmijëve në Kosovë.

    “Po përballemi me një situatë jo të lehtë pandemike, pandemia fatkeqësisht dhe virusi po merr edhe jetë por insistimi ynë dhe prioriteti ynë është që ato ku fillon jeta ta rikthejmë fokusin dhe të jemi më të vëmendshëm që të krijojmë kushte stabile dhe përkrahje për profesionistët shëndetësor, tua lehtësojmë punë dhe të mundësojmë një jetë më të mirë. Kjo qendër pothuajse është ën përfundim e sipër do të na lehtësoj edhe neve punë si menaxhment e mbi të gjitha profesionistëve shëndetësorë, fëmijëve të Kosovës, nënave dhe prindërve të cilët do ta kenë më të lehtë trajtimin dhe marrjen e shërbimeve…Ky spital do të jetë shembull edhe për rajon. Jo vetëm për Kosovën që do të mundësoj e lehtësoj por e shihni dhe ndërlidhjen që u bë dhe është mirë e planifikuar”, deklaroi Zemaj

    E ushtruesi i drejtorit së ud.drejtorit të përgjithshëm të ShSKUK-së, Saudin Maliqi thotë se punët që po bëhen në këtë spitalin e fëmijëve janë mbresëlënëse.

    “Ishte mbresëlënëse puna që bëhej aty dhe kjo është një aset shumë i madh shumë i mirë për QKUK dhe një dobi shumë e madhe për gjithë fëmijët. I gëzohemi këtij fonacioni dhe jemi të lumtur që kjo realizohet këtu tek ne në Kosovë”, tha Maliqi.

    E Zemaj aty u pyet edhe për ilaçin Remdesivir antiCOVID i cili ka kosto të lartë dhe nuk është në listën esenciale.

    Me ç’rast ministri Zemaj tha se shumë shpejt ky ilaç do të arrijë edhe në Kosovë.

    “Ministria e ka në procedurë të prokurimit në dy variante një të brendshme dhe një përmes prokurimit të Bashkësisë Evropiane. Shumë shpejt do të jenë edhe disa shuma të konsiderueshme në bazë të planifikimeve që fatkeqësisht të cilat ishin pak më të lehta sepse periudhën e shtatorit dhe tetorit e kishim me numër më të ulët të infektimeve dhe shumë më pak raste spitalore por sido që të jetë shumë shpejtë edhe kjo do t’iu vie në ndihëm qytetarëve të cilët janë duke u trajtuar dhe iu preferohet terapia nga mjekët. Ka kosto dhe ne sadopak me atë buxhet që kemi një kontingjent shumë shpejt do të vie”, tregon Zemaj.

    Zemaj ka folur edhe për ankesat për shpenzime të pacientëve me COVID-19.

    “Çdo mundësi buxhetore që e ka MSH dhe që i ofrohet nga qeveria e Kosovës e cila ka treguar interesim të veçantë sidomos nga marrja e mandatit tim edhe pjesa e koordinimit më të mirë me donatorët çfarëdo mundësie të lehtësimit ne jemi duke e përdorur. Edhe për aspekti e trajtimit të pacientëve me COVID qoftë ata që janë raste të hospitalizuar ose qoftë edhe ata që kërkojnë dhe marrin trajtim shëndetësor në shtëpi përmes qendrave të mjekësisë familjare, koordinimi jonë me kryetarë të komunave është permanentet”, theksoi Zemaj.

    E për spitalin COVID-19 ai tha se janë duke u ndjekur gjitha procedurat ligjore dhe se gjithçka është në konsultim me ekspertët të cilët do të trajtojnë rastet COVID, mirëpo ai nënvizoi se interesimi i tyre është që objekti më pas të kthehet në Emergjencë ashtu edhe siç ishte planifikuar para kësaj situate të pandemisë.

    Ditë më parë u përfol edhe për përdorimin e spitaleve private dhe hoteleve për trajtimin e rasteve COVID. Mirëpo Zemaj ka thënë se të kursehet nga këto diskutime të cilat siç tha kërkojnë më shumë trajtim.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Nëntor 2024
    Ministria e Mbrojtjes së Kosovës ka njoftuar se pilotët e Forcave të Sigurisë së Kosovës po vazhdojnë trajnimet në Bazën Ajrore të...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka quajtur “paçavure” doracakun e Edukatës Seksuale për të cilin tha se ka kërkuar nga kryetarët...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Pas Kryeqytetit dhe disa komunave tjera, edhe ajo e Vitisë do të ndalojë përdorimin e Doracakëve “Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues” për...
    Të tjera
    Lajme14 Nëntor 2024
    Gazetari dhe analisti, Lavdim Hamidi, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se në zgjedhjet 9 shkurtit, ‘goditjen’ më të madhe Lëvizja Vetëvendosje...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka thënë se janë të gatshëm të përballen me të gjitha sfidat e sigurisë, dhe se,...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë kryesisht i vranët, ku pritet në zona të caktuara të ketë reshje të pakta shiu e...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka dënuar sulmin me thikë në Ferizaj, i cili ndodhi për shkaqe etnike.Kusari-Lila ka...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi gjatë ditës së nesërme do të dorëzojë padi ndaj Ministrisë së Punëve të Jashtme...
    Vip14 Nëntor 2024
    Dalja e Gjestit nga shou më i madh televiziv shqiptar, Big Brother VIP Kosova, do të gëzonte disa prej banoreve brenda shtëpisë....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.