×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Zemaj: Shqetësuese rritja e numrit të rasteve me COVID-19 në Podujevë

    FrontOnline
    25 Nëntor 2020

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka marrë pjesë sot në takimin e shtabit emergjent të Komunës së Podujevës për veprime dhe masa parandaluese e mbrojtëse nga koronavirusi, ku është shqyrtuar gjendja aktuale me pandeminë dhe zbatimin e vendimit të fundit të Qeverisë për masat e veçanta antiCOVID-19.

    Zemaj tha se të dhënat e fundit lidhur me situatën epidemiologjike në Podujevë janë shqetësuese, duke potencuar se vetëm javën e fundit janë infektuar 264 persona.

    Ai apeloi që të gjithë kandidatët në fushatën zgjedhore për kryetar komune më 29 nëntor të respektojnë vendimet e Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

    Me këtë rast ministri Zemaj ka falënderuar personelin shëndetësor për angazhimin në këtë gjendje pandemie.

    “Zotohem se deri në përfundim të Spitalit, qytetarëve të Llapit nuk do t’ju mungojnë shërbimet e nevojshme shëndetësore”, tha Zemaj, duke treguar se QKMF do të ndihmohet me pajisje mjekësore.

    Në takimin e shtabit emergjent, nënkryetari Nexhmi Rudari tha se pavarësisht masave të fundit nga Qeveria e Kosovës për kufizim të lëvizjes dhe veprimtarive, në Komunën e Podujevës ka përkeqësim të gjendjes epidemiologjike dhe rritje të numrit të prekurve me COVID-19.

    Ai potencoi rrezikun e përhapjes së koronavirusit gjatë ditëve të fushatës elektorale, dhe kërkoi të shmangen tubimet me më shumë persona sesa lejohet me masat e fundit të Qeverisë, si dhe duke respektuar masat mbrojtëse.

    Ndryshe, në Podujevë janë rreth 3 mijë persona në vetizolim si pasojë e COVID, 439 raste janë ende aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 30 pacientë.

    Nga Rubrika
    Lajme16 Nëntor 2024
    Pushteti ka shkruar për ligjin për çmimet tavan në produktet bazë, që ishte miratuar në tetor të 2022-s e ishte rrëzuar një...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Largimi i zyrtarëve policor të etnisë serbe nga detyra e tyre në veri të vendit, nuk ka ndikuar që qytetarëve atje të...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës njofton se ka realizuar me sukses një trajnim të specializuar për trajnerët e imunitetit diplomatik. Sipas njoftimit ky trajnim...
    Të tjera
    Vip16 Nëntor 2024
    Edi i ka shpjeguar Burimit se si e kishte bërë gjumin në natën e parë brenda shtëpisë më të famshme në vend,...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Kombëtarja e Kosovës e ka lëshuar mbrëmë stadiumin në minutat e fundit të ndeshjes kundër Rumanisë pas thirrjeve raciste që janë bërë...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Deputetja e LVV-së, Fitore Pacolli, ka kërcënuar me gjykatë të gjithë gazetarët dhe analistët që ia kanë përmendur emrin për grantin që...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka përforcuar kapacitetet e saj me automjete, duke pranuar një numër të automjeteve të tipit kombi-bus,...
    Vip16 Nëntor 2024
    Banorja e re e Big Brother VIP Kosova, Anisa e ka zgjuar Burimin nga gjumi. “Çohu prej gjumit, çohu poshtë”, është shprehur...
    Vip16 Nëntor 2024
    Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri ka paralajmëruar këngën e re. “Tranquilo” do të titullohet kjo këngë, dhe është pjesë e albumit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.