Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka shkruar në Ditën Botërore kundër AIDS-it.
Zemaj thotë se në këtë ditë opinioni sensibilizohet për luftën kundër HIV-it dhe ofrohet mbështetja për njerëzit që jetojnë me HIV si dhe për të përkujtuar ata kanë kanë vdekur nga AIDS.
“Sot është Dita Botërore kundër AIDS-it. Në këtë ditë, opinioni sensibilizohet për luftën kundër HIV-it dhe ofrohet mbështetja për njerëzit që jetojnë me HIV, si dhe për të përkujtuar ata që kanë vdekur nga AIDS. Dita Botërore e AIDS-it është ditë për të rikujtuar se virusi HIV nuk është zhdukur – ekziston ende nevoja për të rritur ndërgjegjësimin nga rreziku i këtij virusi, për të luftuar paragjykimet dhe për të informuar të rinjtë rreth tij”, ka shkruar Zemaj.
Ai ka shkruar edhe se “Testimi është mënyra e vetme për të zbuluar virusin HIV dhe identifikimi i hershëm ofron siguri për trajtim të suksesshëm. Testet falas dhe anonime janë në dispozicion nga institucionet tona shëndetësore”.