×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Vlora Dumoshi për vdekjen Ismet Pejës: Kemi humbur një njeri e një artist të papërsëritshëm

    FrontOnline
    23 Nëntor 2020

    Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Vlora Dumoshi ka shkruar telegram ngushëllimi për vdekjen e ikonës së muzikës shqipe Ismet Peja.

    Dumoshi shkruan se me dhimbje ka pranuar lajmin për vdekjen e Ismet Pejës.

    “Me dhimbje të madhe mora lajmin për ndarjen nga jeta të familjarit tuaj, doajenit të muzikës, këngëtarit me muzikën e të cilit u rritëm, bilbilit të Gjakovës Ismet Peja”, thotë Dumoshi në telegram ngushëllimin.

    Telegram ngushëllimi i Vlora Dumoshit:

    E nderuara familje Peja,

    Me dhimbje të madhe mora lajmin për ndarjen nga jeta të familjarit tuaj, doajenit të muzikës, këngëtarit me muzikën e të cilit u rritëm, bilbilit të Gjakovës Ismet Peja.

    Emri i ismet Pejës do të jetë përjetësisht i lidhur me këngën burimore shqiptare, me melosin popullor shqiptar dhe me veprimtarinë muzikore të Kosovës në përgjithësi.

    Zëri i bacës Ismet përmes qindra këngëve qe ai solli mjeshtërisht, qe i pranishëm për publikun për shtatë dekada me rradhë, Ai ishte padyshim monument i këngës popullore e qytetare shqiptare dhe artist me kuptimin e plotë të fjalës.

    Baca Ismet në një jetë të tërë kushtuar skenës, ishte i pranishëm për publikun edhe në muajt e fundit të jetës. Për adhuruesit e këngës së tij, zëri i tij do të mbetet përherë i freskët e i paharruar, shpirti i tij përherë rinor e gazmor sepse siç ia thonte edhe ai vet me këngë “Robi plaket kur don vet”!

    Në emrin tim si ministre dhe të MKRS-së i shpreh ngushëllimet më të sinqerta, familjes, komunitetit artistik si dhe gjithë adhuruesve të këngës së tij, në Kosovë e jashtë saj.

    Kemi humbur një njeri e një artist të papërsëritshëm. Ismet Peja ishte dhe do të mbetet emër i pashlyeshëm i kulturës dhe artit shqiptar.

    Me respekt,

    Vlora Dumoshi

    Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Nëntor 2024
    Vetëm katër ditë pasi e kishte regjistruar biznesin Blerim Pacolli, vëllai i deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacolli përfitoi grant në vlerë prej...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Gazetari nga Rahoveci, Shaip Shala, ka bërë një postimin në rrjetin e tij social “Facebook”, duke treguar me foto se pensionistët janë...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Prokuroria Speciale ka njoftuar se pas zhvillimit të hetimeve disamujore në bashkëpunim me Policinë e Kosovës sot ka arrestuar një person M.D...
    Të tjera
    Lajme15 Nëntor 2024
    Një person i nacionalitetit serb është arrestuar sot në veri të Mitrovicës. Kështu ka bërë të ditur për Front Online zëvendësdrejtori i...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Pas një debati disa-ditor, ministria e drejtuar nga Arbërie Nagavci, ka vendosur t’i largojë nga përdorimi doracakët për edukatën seksuale për t’i...
    Vip15 Nëntor 2024
    Mbrëmë në emisionin e Arbana Osmanit, Ledri Vula konfirmoj ndarjen nga blogerja Sara Hoxha, madje artisti tregoi dhe arsyen. Pas kësaj deklarate,...
    Sport15 Nëntor 2024
    Federata e Futbollit e Kosovës ka dalë me një njoftim për tifozët që kanë siguruar bileta për ndeshjen e sontme, Rumani-Kosovë. Federata...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Ambasadori i Britanisë së Madhe në Serbi Edward Ferguson tha se ambasada e tij punon intensivisht me komunitetet pakicë që jetojnë në...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Në varrezat e fshatit Jashanicë sot iu dha lamtumira e fundit Albison dhe Rexhep Slivovës, dy të rinjve që u vranë të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.