Kryeministri i Qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama në mëngjesin e së enjtes ka publikuar pamje nga punimet që po bëhen në Aeroportin e Kukësit.
Rama derisa ka thënë se po merr formë terminali i ri për pasagjerët e që po bëhet dhe zgjatja e zgjerimit të pistës, ka theksuar se Aeroporti i Kukësit po realizohet sipas standardeve të Bashkimit Evropian.
Postimi i plotë:
“MIRËMËNGJES ?
dhe me kantierin e Aeroportit të Kukësit, ku falë punës që vazhdon intensivisht po merr formë terminali i ri i pasagjerëve, po bëhet zgjatja e zgjerimi i pistës dhe po realizohet sipas standardeve të Bashkimit të verilindjes e Europian një projekt i shumë ëndërruar, që do ta kthejë Kukësin në një pol ekonomik do të përcaktojë fuqishëm të ardhmen e ekonomisë së Shqipërisë verilindore, ju uroj një ditë të mbarë ?”, ka shkruar Rama.