×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Vetëvendosje: Krimi e korrupsioni problematikat kryesore të Kosovës, Qeveria Kurti do t’i luftojë ato

    FrontOnline
    10 Shtator 2020

    Lëvizja Vetëvendosje ka komentuar raportin e Departamentit amerikan të Shtetit për Kosovën.

    Në një postim në Facebook kjo parti shkruan se mungesa e investimeve dhe zhvillimit ekonomik rrjedh si rezultat i elitës së vjetër politike, e zgjidhjen e ka te Qeveria Kurti.

    “Krimi e korrupsioni vazhdojnë të jenë ndër problematikat kryesore të vendit dhe tashmë është dëshmuar se këto fenomene nuk mund të luftohen nga ata që vetë janë përfshirë në këto fenomene. Qeveria Kurti ka vullnetin, pastërtinë dhe guximin që të merret me këtë problem që ka mbytur shoqërinë”, thuhet në komunikatë.

    Postimi i plotë:

    Qeveria Kurti kishte filluar suksesshëm luftën ndaj krimit dhe korrupsionit.

    Ndër të tjera në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit thuhet se:

    “Qeveria Kurti, që filloi mandatin në shkurt të vitit 2020, por ra në mars të vitit 2020, ndërmori një numër hapash konkretë për të luftuar korrupsionin dhe ndërhyrjet politike, por duke pasur parasysh mandatin e saj të shkurtër nuk ishte në gjendje që të institucionalizonte të gjitha masat dhe të ndryshojë perceptimin e ndërhyrjes politike në administratën publike dhe sistemin e drejtësisë”.

    Mungesa e investimeve dhe zhvillimit ekonomik për shkaktar e ka elitën e vjetër politike, e zgjidhjen e ka te Qeveria Kurti. Jo te diskutimet me Serbinë dhe marrëveshjen me të.

    Krimi e korrupsioni vazhdojnë të jenë ndër problematikat kryesore të vendit dhe tashmë është dëshmuar se këto fenomene nuk mund të luftohen nga ata që vetë janë përfshirë në këto fenomene.

    Qeveria Kurti ka vullnetin, pastërtinë dhe guximin që të merret me këtë problem që ka mbytur shoqërinë.

    Ndryshe, Departamenti i Shtetit amerikan (DASH) ka publikuar sot raportin mbi Klimën e Investimeve në Kosovë për vitin 2020, ku renditen një sërë problematikash.

    Në raport thuhet se Kosova ka potencial për të tërhequr investime të huaja direkte, por ky potencial është i kufizuar nga dështimi për të adresuar çështje serioze strukturore përfshirë integrimin e kufizuar ekonomik rajonal dhe global; paqëndrueshmëria politike dhe ndërhyrja në ekonomi; korrupsioni, etj.

    Nga Rubrika
    Lajme11 Janar 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka reaguar në lidhje me zjarret vdekjeprurëse e shkatërruese në Los Anxhelos. Në një postim në X, ajo tha...
    Lajme11 Janar 2025
    Lidhja Demokratike e Kosovës sot nis fushatën zgjedhore në Pallatin e Rinisë në Prishtinë. Sipas njoftimit, tubimi nis nga ora 17:00 Njoftimi:...
    Lajme11 Janar 2025
    Ramush Haradinaj, kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, ka hapur fushatën zgjedhore për zgjedhjet nacionale...
    Të tjera
    Vip11 Janar 2025
    Xuxi e ka komplimentuar Sarën për dukjen. “O Zogu im i vogël. Zogu më i mirë prej krejtve, Zaraaaa. Khu allah po...
    Lajme11 Janar 2025
    Magjistralja Prishtinë-Ferizaj është në gjendje të tmerrshme pas reshejve të borës që kanë filluar me më shumë intensitet nga mbrëmja e së...
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se do t’i heqin tarifat doganore për importin e makinave elektrike me synim...
    Vip11 Janar 2025
    Pas zgjidhjes së Drilonit si finalist i parë, banorët janë shprehur goxha të indinjuar. Vullneti, ka vënë në siklet Drilonin, duke i...
    Lajme11 Janar 2025
    Bora që ka nisur të bie nga mbrëmë e që po vazhdon të bije, raportohet se ka vështirësuar qarkullimin e lirë të...
    Lajme11 Janar 2025
    Me Rusinë nuk ka “biznes të zakonshëm”, tha Departamenti amerikan i Shtetit i pyetur nga Radio Evropa e Lirë rreth deklaratës së...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.