×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Veteranët e UÇK-së vazhdojnë të kundërshtojnë arrestimet e krerëve të OVL-UÇK-së

    FrontOnline
    03 Tetor 2020

    Të padrejta e spektakël po i quajnë arrestimet nga Gjykata Speciale të udhëheqësve të OVL-UÇK-së veteranët e Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës të Zonës së Nerodimës.

    Veterani i UÇK-së, njëherësh sekretar në Degën e OVL- UÇK në Ferizaj, Nexhat Shahini, thotë se arrestimi i udhëheqësve të Organizatës së Veteranëve është spektakël.

    Ai thotë se pamjet e arrestimit të udhëheqësve të Organizatës së Veteranëve irritojnë veteranët, pasi sipas tij, një veprim i tillë nuk ka qenë i nevojshëm.

    “Spektaklet e paraqitura në mjetet e informimit lidhur me arrestimet e fundit vërtetë i japin shije të keqe veteranëve të luftës. Deri më sot është dëshmuar se të gjithë veteranët e luftës të cilët kanë qenë të hetuar apo të dyshuar për krime të luftës të gjithë janë lajmëruar vullnetarisht dhe asnjëherë nuk ka pasur nevojë për spektakle të tilla. Veprimet e fundit ngrisin neveri dhe irritojnë veteranët pasi që nuk ka qenë e domosdoshme një veprim i tillë, sepse është dëshmuar që veteranët janë gjithherë të gatshëm të japin llogari për atë për të cilën akuzohen”, thotë ai.

    Vetë Gjykatën Speciale, Shahini e quan si të padrejtë dhe si politike, ku thotë se po gjykohet viktima dhe jo ai që ka bërë krime.

    “Është Gjykatë politike, sikur të ishin të përfshira në gjykime të gjithë grupet e përfshira në luftën e Kosovës sigurisht që nuk do të kishte vend për ta kundërshtuar, por përderisa është e njëanshme dhe përndjek vetëm ushtarët e UÇK-së mendoj që është politike për t’ia bërë qejfin kërkesave të Serbisë”, thotë ai.

    Veterani i UÇK-së Nazmi Hajdari, që ka qenë pjesë e Zonës Operative të Nerodimës, thotë se të gjitha arrestimet e ditëve të fundit janë një e padrejtë që po i ndodh Kosovës.

    “Arrestimet e fundit janë diçka e padrejtë që i ka ndodhur Kosovës. Lufta jonë, lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë luftë e drejtë, luftë mbrojtëse për lirinë e vendit, për çlirimin e atdheut. Shumë e padrejtë, arrestime të padrejta janë, nuk na ka takuar kjo me na ndodh në historinë e popullit tonë. Janë arrestime të padrejta, gjykimi i pjesëtarëve të UÇK-së është i padrejtë”, shtoi ai.

    Ai thotë se Gjykata Speciale është një e padrejtë që po i ndodh UÇK-së, pasi sipas tij nuk po gjykohet forca që ka bërë krime por po gjykohet lufta çlirimtare.

    “Sigurisht që e dëmton, se ajo faktikisht në rast se po gjykohet vetëm një ushtri, nuk po gjykohen të dy forcat, forca që ka bërë krime nuk po gjykohet po gjykohet lufta çlirimtare. Është gjykim i padrejtë”, thotë ai.

    Përndryshe, ditë më parë për më shumë se tetë orë është mbajtur e rrethuar ndërtesa e OVL-UÇK-së. Policia e EULEX-it ka arrestuar kryetarin e kësaj organizate Hysni Gucati dhe nënkryetarin Nasim Haradinaj.

     

    Nga Rubrika
    Lajme07 Janar 2025
    Për të mërkurën parashikohet që gjatë orëve të para të 24-orëshit dhe atyre të mëngjesit, të ketë kohë pas kohe reshje lokale...
    Lajme07 Janar 2025
    Në shkollat e kryeqytetit nuk do të ketë më ndërrim të tretë. Kështu ka deklaruar Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës,...
    Lajme07 Janar 2025
    Profesori universitar, Bujar Dugolli, nuk sheh prishje të raporteve Kosovë-SHBA. Ai në Pressing në T7 tha se mosmarrëveshje mes dy vendeve ka...
    Të tjera
    Lajme07 Janar 2025
    Shitësi Abdurrahman Memaj, i cili u lëndua nga shpërthimi i mjeteve piroteknike në Prizren në natën e ndërrimit të motmoteve, u dërgua...
    Vip07 Janar 2025
    Largimi i Gjestit nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova gjatë spektaklit të fundit “Prime” ka sjellë emocione të forta dhe lot...
    Lajme07 Janar 2025
    Njëzetë minuta është pritja e veturave për të dalë nga Kosova në pikëkalimin kufitar të Dheu i Bardhë, ndërsa 05-10 minuta te...
    Vip07 Janar 2025
    Vullneti në një bisedë me Xhenetën u shpreh se kjo e fundit nisi të ketë ndjenja për Gjestin tek para një ose...
    Bota/Rajoni07 Janar 2025
    Një aksident automobilistik ka ndodhur rreth orës 19:20, në aksin rrugor Peshkëpi-Vlorë. Një 31-vjeçar kinez, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, dyshohet se...
    Lajme07 Janar 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet, të mërkurën, ku do ta miratojë edhe fletën e votimit për zgjedhjet e 9 shkurtit....

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.