×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Veseli në Kaçanik viziton fabrikën e investitorëve nga diaspora që do të punësojë 150 qytetarë

    FrontOnline
    28 Tetor 2020

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka qëndruar sot në Komunën e Kaçanikut ku bashkë me kryetarin e Komunës, Besim Ilazi, kanë vizituar disa biznese për t’u njohur nga afër mbi sfidat dhe punën e tyre në kohë pandemie.

    Veseli ka vizituar një fabrikë betoni e cila po ndërtohet në Kaçanik nga investitorë shqiptarë të diasporës e ku do të punësohen më shumë se 150 punëtorë. Ai me këtë rast ka përgëzuar kryetarin e komunës për bashkëpunimin me investitorët në krijimin e kushteve për hapjen e fabrikës.

    “Ndihem shumë krenar me punën shembull të kryetarit Besim Ilazi në Kaçanik, e cila është pikërisht ajo që i duhet Kosovës. Është një shembull i jashtëzakonshëm se si qeverisja komunale iu ofron investitorëve tanë. Kini parasysh, Zharku dhe Guri janë dy familje që po investojnë kapitalin e tyre prej miliona euro duke sjellë investime në vendlindjen e tyre. I falënderoj për këtë investim ku do të punësohen rreth 150 qytetarë. Kjo është fabrikë që do të prodhojë për Kosovën, për eksport dhe kjo është ajo që i duhet Kosovës”, tha Veseli.

    Ndërsa, kryetari Besim Ilazi ka bërë të ditur se Kuvendi Komunal i ka siguruar parcela në shfrytëzim për 99 vjet investitorëve nga diaspora ku do të ushtrojnë veprimtarinë e tyre në vendlindjen e tyre dhe ku do të hapin shumë vende të reja pune.

    Edhe përfaqësuesi i kompanisë investuese tha se fabrika e tyre është fabrikë betoni e cila do të prodhojë elemente të para fabrikuara të betonit. Ai tha se ky investim është nga diaspora dhe udhëhiqet nga bashkatdhetari Mevlud Zharku, i cili një kompani të ngjashme betoni e ka edhe në Gjermani.

    Gjatë vizitës në Kaçanik, kryetari Veseli ka vizituar edhe projektin e agro-turizmit “Hangjiku” në Runjevë dhe fabrikën e prodhimit të mobilieve shtëpiake nga ku ka bërë thirrje për ndihma konkrete bizneseve në kohë pandemie.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Nëntor 2024
    Që prej përfundimit të Zgjedhjeve Lokale 2021 dhe deri në muajin gusht të vitit 2024, rreth 40 mijë emra të personave të...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kanë kaluar më shumë se 25 vite që nga lufta e armatosur në Kosovë, ndërsa familjarët e 1643 personave të zhdukur ende...
    Lajme17 Nëntor 2024
    ‘’Me qeverisjen tonë, Shërbimi ushtarak bëhet i detyrueshëm’’ kështu kishte deklaruar Albin Kurti, ditën kur ishte betuar si kryeministër i Kosovës, para...
    Të tjera
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq ka folur për rastin e rrahjes së ish-kreut të Listës Serbe, Goran Rakiq. Rashiq ka...
    Sport16 Nëntor 2024
    Benjamin Imeri ka vazhduar serinë perfekte në boksin profesionist, duke fituar edhe duelin e shtatë në karrierë. Imeri kishte premtuar para përballjes...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Faton Peci, ministër i Bujqësisë e ka vazhduar avazin e dhënies së granteve drejt njerëzve të afërt me të. Kësaj radhe Peci,...
    Sport16 Nëntor 2024
    Shqipëria ka luajtur baras me rezultat 0-0 në ‘Air Albania’ ndaj Çekisë, ndeshje e vlefshme për Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë nuk e...
    Vip16 Nëntor 2024
    Për t’u japur një përgjigje thashethemeve rreth jetës së artistëve, emisioni “Prive” i Klan Kosovës, ka përgatitur materialin e rradhës që tregon...
    Bota/Rajoni16 Nëntor 2024
    Zyrtarët e administratës së Bidenit po punojnë kundër kohës duke dhënë miliarda grante dhe duke ndërmarrë hapa të tjerë në përpjekje për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.