×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Uka: Në Turqi pritet të dërgohet edhe 20 vjeçarja e lënduar nga shpërthimi në Ferizaj

    FrontOnline
    07 Janar 2021

    Në mëngjesin e së mërkurës dy pacientët e lënduar nga shpërthimi i bombolës së gazit në një lokal në Ferizaj janë nisur për trajtim të mëtutjeshëm në Turqi. Ndërkohë që po pritet konfirmimi i autoriteteve të Turqisë për nisjen edhe të dy pacientëve të tjerë të cilët kanë djegie më të thella. Në listën për dërgimin në Turqi është edhe 20 vjeçarja e cila ka pësuar djegie të thella. Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress, drejtori i Klinikës Intensive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Shaqir Uka.

    “Dy nga pacientët që kanë qenë të shtrirë dhe kanë qenë duke marrë trajtim në Klinikën Intensive janë nisur sot në orët e hershme të mëngjesit për Turqi për vazhdim të tretmanit të mëtutjeshëm. Ndërsa dy të tjerë jemi duke pritur konfirmimin nga autoritet turke për kohën kur ata kanë me pas mundësinë për me ardh me marrë”, tregoi Uka për KosovaPress.

    Doktori Uka tregon se për në Turqi janë dërguar pacientët që kanë pas djegia e sipërfaqes ka qenë e thellë.

    “Në Turqi janë dërguar 2 pacientët që kanë qenë më rëndë, do me thënë shkalla e sipërfaqes ka qenë më e rëndë dhe më e thellë dhe pritet që këta që kanë sipërfaqe të djegies më të thellë do të shkojnë tani në Turqi”, tregoi ai.

    Uka tregon se gjendja e 20 vjeçares është normalisht e rëndë.

    “Një 20 vjeçare që ka qenë te ne edhe më tutje është e shtrirë te ne, gjendja përgjithshme e saj nuk paraqitet ashtu e rëndë, normalisht është e rëndë por ne kemi pas pacientë që shkalla e djegies ka qenë më rëndë dhe e thellë, kjo vazhdon të qëndrojë edhe më tutje në mjekimin intensiv mirëpo është njëra nga pacientet që pritet të transferohen në Turqi”, tha ai për KosovaPress.

    Ai tutje nëpërmjet telefonit tregoi edhe për gjendjen shëndetësore të pacientëve që po trajtohen në këtë klinikë.

    “Për momentin gjendja e pacientëve që janë në mjekimin intensiv paraqitet stabile sa i përket parametrave vital, ata janë të fjetur me barna dhe janë të kyçur në aparatin e ventilimit mekanik, marrin tretmanin sipas protokollit për trajtimin e pacientëve me djegie”, tregoi Uka.

    Nga shpërthimi i bombolës që ndodhi gjatë së martës në një lokal në Ferizaj u lënduan 42 persona. Ndërkohë që javën e fundit të dhjetorit edhe në Prishtinë shpërtheu një bombol gazi ku u lënduan dhjetëra qytetarë.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Nëntor 2024
    Një burrë raportohet se u arrestua të marten në Mitrovicën e Veriut. Kjo pasi një grua ka raportuar në polici se vajza...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës do të organizojë protestë sot para Ministrisë së Shëndetësisë. Sipas njoftimit, me këtë protestë, FSSHK...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Anëtari i Komisionit për Administratë Publike, Isak Shabani, ka kritikuar Qeverinë për rritjen e numrit të anëtarëve në KPMSHC. Deputeti i PDK-së,...
    Të tjera
    Lajme14 Nëntor 2024
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të mblidhet sot (11:00) për të vazhduar me përgatitjet për organizimin e zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Të hënën pasdite një rast tragjik tronditi Kosovën e jo vetëm Ferizajn. Një burrë theri me thikë katër persona, dy prej tyre...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kryetari i Komisionit Parlamentar për Administratë Publike nga radhët e Lëvizjes ‘Vetëvendosje’, Valon Ramadani, thotë se arsyeja kryesore e rritjes së anëtarëve...
    Kronika14 Nëntor 2024
    Dy persona mbetën të vrarë mbrëmë në Klinë, si pasojë e gjuajtjeve me armë. Viktimat ishin familjarë mes vete, ndërsa dorasi ishte...
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    Prokurori i Posaçëm Jack Smith dhe anëtarët e ekipit të tij planifikojnë të japin dorëheqjen para se Presidenti i zgjedhur Donald Trump...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Komisioni i Posaçëm sot do të intervisitojë disa kandidatë. Bëhet fjalë për kandidatët për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese Intervistimi nis nga ora...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.