×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    ​Trump: Nuk do të lejojmë korrupsionin të vjedhë këto zgjedhje kaq të rëndësishme

    FrontOnline
    06 Nëntor 2020

    Presidenti amerikan Donald Trump në konferencë për media në Shtëpinë e Bardhë të enjten mbrëma ka deklaruar se bazuar në votat e ligjshme ai i ka fituar me lehtësi zgjedhjet.

    Por, që shton se manipulimet, fletëvotimet e dorëzuara me vonesë dhe fletëvotimet e paligjshme bënë që avantazhi e tij ne disa shtete të venitej.

    Ai tha se përkundër parave të kompanive të mëdha teknologjike, parashikimeve të mediave dhe sondazheve për fitore të thella të demokratëve, republikanët arritën me sukses që të ruanin shumicën në senat, dhe dolën mirë në garat zgjedhore për vendet në Dhomën e Përfaqësuesve.

    “Ne ishim në avantazh në Miçigan, Uiskonsin dhe Pensilvani në natën e zgjedhjeve dhe papritmas avantazhi filloi të venitej. Numërimi i votave në Detroit dhe Filadelfia po kontrollohet nga makineria e korruptuar demokrate”, tha Trump.

    Trump paralajmëroi padi gjyqësore sipas tij për parregullsitë që kanë ndodhur në disa shtete dhe se ato mund të përfundojnë në gjykatën më lartë të vendit.

    “Ne duam zgjedhje të ndershme, numërim të ndershëm. Do të ketë shumë padi gjyqësore për shkak të parregullsive dhe për shkak se ne nuk mund të kemi zgjedhje të vjedhura. Ndoshta kjo do të shqyrtohet nga gjykata më e lartë e vendit”, tha ai.

    Derisa po fliste në Shtëpinë e Bardhë, numërimi i votave në shtetet kyçe si Pensilvania, Xhorxhia, dhe Arizona po vazhdonte. Në Xhorxhia, me 16 vota elektorale, avantazhi i Presidentit Trump prej 9 mijë votash para deklaratës së tij në Shtëpinë e Bardhë u pakësua në vetëm 3 mijë vota. Edhe në Pensilvani, avantazhi i Presidentit Trump ra në vetëm 64 mijë vota, ndërsa sasi të mëdha votash vazhdojnë të numërohen.

    Në Arizona ende nuk ka mbaruar votimi por bazuar në numërimin deri tani të 88% të votave tregojnë se Biden kryeson.

    Veç kësaj Trup tha se është në rrugën për të marrë Arizonën ku shtoi se, “Qëllimi ynë është të mbrojmë integritetin e zgjedhjeve dhe nuk do të lejojmë korrupsionin të vjedhë këto zgjedhje kaq të rëndësishme”.

    Në Arizona ende nuk ka mbaruar votimi por bazuar në numërimin deri tani të 88% të votave tregojnë se po kryeson Joe Biden.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni16 Nëntor 2024
    Zyrtarët e administratës së Bidenit po punojnë kundër kohës duke dhënë miliarda grante dhe duke ndërmarrë hapa të tjerë në përpjekje për...
    Bota/Rajoni16 Nëntor 2024
    Ekonomia e Shqipërisë vazhdon trendin e rritjes, e nxitur nga konsumi privat dhe një sezon i mirë turistik dhe gjatë vitit të...
    Bota/Rajoni16 Nëntor 2024
    Pas një viti hetimesh, Prokuroria e Posaçme në Shqipëri (SPAK), ka goditur një rrjet ndërkombëtar të trafikimit të kokainës nga Amerikës Latine...
    Të tjera
    Sport16 Nëntor 2024
    Ka përfunduar me rezultat të barabartë 0-0 pjesa e parë në takimin mes Shqipërisë dhe Çekisë që po luhet në kuadër të...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ish shefi i stafit të kongresistit amerikan, Eliot Engel, dhe bashkautor i një raporti për Kosovën, Jason Steinbuam, ka shprehur qëndrimin se...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën “Ahmet Kaçiku”. Rastin...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Lideri i LDK’së dhe njëherësh kandidat për kryeministër, Lumir Abdixhiku është shprehur falënderues për atmosferën e paharueshme sonte në Istog. Ai shtoi...
    Sport16 Nëntor 2024
    Rikthimi i Mike Tyson në ring pothuajse 20 vjet pas luftës së tij të fundit profesionale shkoi siç pritej për 58-vjeçarin, pavarësisht...
    Sport16 Nëntor 2024
    Kombëtarja e Shqipërisë është duke luajtur ndaj Çekisë në UEFA Nations League, raundi i pestë. Kujtojmë që ndeshja është duke u zhvilluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.