×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Tahiri: Nuk duhet të na shqetësojnë deklaratat e Vuçiqit, Kosova e ka drejtimin e vet

    FrontOnline
    21 Dhjetor 2020

    Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës Besnik Tahiri ka deklaruar sot se Kosova nuk merret me deklaratat e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq se Serbia nuk do ta njeh Kosovën sa është ai në krye të shtetit serb. Përkundrazi, Tahiri thotë se Kosova duhet të vazhdojë drejtimin e saj me qëllim që dialogu të finalizohet me njohjen reciproke.

    Këto deklarata Tahiri i bëri në një konferencë për media, menjëherë pas mbledhjes së Qeverisë, me ç’rast tha se Vuçiq nuk është për dialog, pasi ai këtë çështje e ka vetëm sa për t’u dukur i moderuar dhe si njeri i paqes.

    “Kjo nuk duhet të na shqetësojë hiç neve. Ne i kemi punët tona, drejtimet tona. Ai flet ne me u provoku dhe ne me e pas një reagim të fortë dhe me thënë: ‘këta janë kundër dialogut’[…] Ai i ka qëllimet e veta për konsum të brendshëm dhe për konsum të jashtëm, ne e kemi drejtimin tonë. Për ne, përfundimi i dialogut, respektivisht dialogu është rrugë njëkahëshe, nuk ka alternativë dialogu. Por, në asnjë moment ne nuk shkojmë me dialogu procese të gjata por ne shkojmë me dialogu një dialog, i cili si rezultat e ka njohjen reciproke dhe drejtimin drejt Bashkimit Evropian edhe të Kosovës, edhe të Serbisë. Drejtimi i Kosovës është në rrugën e vet përkundër problemeve që i kemi, ndërsa drejtimi i Serbisë lidhet ngushtë me marrëdhëniet reciproke”, tha ai.

    Nga Rubrika
    Lajme28 Prill 2025
    Një 24-vjeçar ka pësuar lëndime të rënda, pasi u rrëzua nga skelet derisa ishte në krye të punës. Ngjarja ka ndodhur në...
    Lajme28 Prill 2025
    Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë në “Kanal 10” se dhjetë deputetë mund të kërkojnë interpretim nga Gjykata Kushtetuese për...
    Lajme28 Prill 2025
    Zëdhënësi i policisë rajonale të Ferizajt, Kanun Veseli, tha për Front Online se 54-vjeçarja e raportuar si e zhdukur në polici, është...
    Të tjera
    Lajme28 Prill 2025
    Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë është parakusht që Kosova...
    Lajme28 Prill 2025
    Analisti politik, Avni Arifi, ka komentuar mbi situatën e krijuar rreth zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit të Kosovës, duke theksuar se partitë...
    Lajme28 Prill 2025
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka akuzuar Qeverinë Kurti për krijimin e...
    Lajme28 Prill 2025
    Analisti Nexhmedin Spahiu tha se shkuarja në zgjedhje të reja nuk i konvenon Lëvizjes Vetëvendosje. Ai deklaroi se po të mbahen zgjedhje...
    Lajme28 Prill 2025
    Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, ka kërkuar nga ministri i Punëve të Brendshme, Danillo Sharanoviq, që urgjentisht të nisë procedurën...
    Lajme28 Prill 2025
    Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 18:30, në fshatin Gllamnik të Podujevës. Lidhur...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.