×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Sobotka: Austria mbetet mbështetëse e palëkundur e Kosovës

    FrontOnline
    24 Mars 2021

    Presidenti i Këshillit Kombëtar të Austrisë, Wolfgang Sobotka, ka uruar kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca.

    Sobotka, i ka dërguar një telegram urimi kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, me rastin e zgjedhjes së tij kryetar të institucionit më të lartë përfaqësues dhe ligjvënës të Republikës së Kosovës.

    Ai po ashtu tha se është i kënaqur që marrëdhëniet midis Austrisë dhe Kosovës janë shumë të ngushta.

    ” Austria gjithmonë ishte dhe mbetet një mbështetëse e palëkundur e Kosovës në rrugën e saj evropiane”, tha Sobotka në telegramin e tij dërguar kryeparlamentarit Konjufca.

    Telegrami i plotë pa ndërhyrje:

    “I nderuar z. kryetar,

    Ju lutem më lejoni t’ju përgëzoj përzemërsisht për zgjedhjen tuaj si Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës.

    Jam i kënaqur që marrëdhëniet midis Austrisë dhe Kosovës janë shumë të ngushta. Austria gjithmonë ishte dhe mbetet një mbështetëse e palëkundur e Kosovës në rrugën e saj evropiane. Megjithatë, më lejoni t’ju siguroj se mezi pres që të vazhdojmë të punojmë drejt krijimit të lidhjeve edhe më të ngushta midis dy shteteve tona. Kjo mund të ilustrohet me programin e punës së qeverisë aktuale austriake, ku përmendet intensifikimi i shkëmbimit midis parlamenteve tona si një nga qëllimet e tij.

    Komponenta të rëndësishme që janë pjesë e kësaj përpjekjeje, që janë gjithashtu shumë të dashura për mua, janë Punëtoria për Demokraci dhe Programi i Bursave të Ballkanit Perëndimor në bashkëpunim me EFB.

    Është e panevojshme të thuhet se do të ishte një kënaqësi e madhe të kisha një mundësi  për një shkëmbim të hershëm me ju të pikëpamjeve përmes video-konferencës. Unë gjithashtu pres që ta vizitoj Kosovën për tu takuar personalisht me ju, në momentin kur të kalojë pandemia.

    Përfitoj nga ky rast për të përcjellë tek ju urimet e mia më të mira për një kryesim të suksesshëm​ të Kuvendit”, thuhet në urimin e z. Sobotka.

    Nga Rubrika
    Lajme16 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për të ndihmuar në identifikimin e tre personave të dyshuar për shpërdorim të pasurisë...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar edhe fabrikën e stiroporit dhe rrjetave të fasadave “Rreze Company” në Skenderaj. Hamza...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Pranë Xhamisë së Llapit, sot u zbulua monumenti i dëshmorit, Ismet Krasniqi. Vendi ku i ngrit ky monument, është vendi ku Krasniqi...
    Të tjera
    Lajme16 Nëntor 2024
    Vlora Çitaku, sekretare e Përgjithshme e PDK-së, ka reaguar për lajmin e refuzimit të projektit të Fahrije Hotit, fermere nga Krusha e...
    Bota/Rajoni16 Nëntor 2024
    Sektori i kujdesit shëndetësor në Gjermani është më i prekuri nga mungesa aktuale akute e punëtorëve të kualifikuar, u tha në një...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka ndarë pamje nga tubimi që mbajti kjo parti mbrëmë në Komunën e Podujevës....
    Lajme16 Nëntor 2024
    Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka ndarë pamje nga tubimi që mbajti kjo parti mbrëmë në Komunën e Podujevës....
    Lajme16 Nëntor 2024
    Një burrë në Podujevë ka raportuar në Polici zhdukjen e motrës së tij, Samire Bitiq. Në njoftimin e Policisë thuhet se e...
    Bota/Rajoni16 Nëntor 2024
    Irani dhe Arabia Saudite kanë qenë rivalë të përbetuar për dekada të tëra, duke u përpjekur që të udhëheqin degët konkurruese të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.