×
  • Lajme
  • Lajme

    ​S’ka kuorum për miratimin e Projektligjit për të drejtën ndërkombëtare private

    FrontOnline
    19 Nëntor 2020

    Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë pasur vendimmarrje për miratimin në parim të Projektligjit për të drejtën ndërkombëtare private. Ani pse u përkrahë nga shumica e grupeve parlamentare, në momentin e votimit nuk ishin 61 deputetë prezentë. Ndërkaq, Lëvizja Vetëvendosje duke adresuar kritika për këtë projektligj, shprehu qëndrim kundër.

    Zëvendëskryeministri, Besnik Tahiri duke arsyetuar projektligjin tha se i njëjti do t’i shërbente shumë edhe diasporës shqiptare.

    Tahiri: Ky projektligj do të zëvendësojë Ligjin aktual

    “Ky projektligj do të zëvendësojë Ligjin aktual për zgjedhjen e konflikti të ligjeve me dispozita të shteteve të tjera i cili ka mbetur trashëgimi juridike pas shpërbërjes së Jugosllavisë. Ky projektligj do të sjell Kosovën në hap me trendë botërore në këtë fushë dhe njëjtën kohë është në përputhje me rregulloret kryesore me obligimet që janë nga BE dhe bazohet me akte moderne me të drejtën ndërkombëtare të Belgjikës dhe Zvicrës. Projektligji parasheh po ashtu rregulla dhe parime të përgjithshme se si Kosova do të zbatoj të drejtën e huaj duke rregulluar në mënyrë bashkëkohore këtë temë me gjitha institucionet kryesore. Po ashtu projektligji parasheh rregullat për caktimin e të drejtës kompetente në rast të martesës së personave dy shtetësive të ndryshme”, tha ai.

    Por kundër u shpreh deputeti i LVV-së, Dimal Basha i cili kërkoi rikthimin e parimit të reciprocitetit në këtë projektligj.

    Basha: Në këtë formë LVV nuk e përkrah

    “Një ministër që nuk respekton parimin e reciprocitetin në projektligjet e veta, nuk do të gjejë asnjëherë mbështetjen tonë. Ndërsa nëse ministri vendos të tërheq dhe të kthejë parimin e reciprocitetit dhe rregullojë tek neni 52 ku flitet për adoptimin atëherë… përndryshe në këtë formë LVV- nuk e përkrahë”, tha ai.

    Këtë e konsideroi të paarsyeshëm deputeti i LDK-së, Shkëmb Manaj.

    Manaj: Ndryshimet e bëra e mundësojnë procedurën që të jetë e qartë

    “Në këtë projektligj Ministria e Drejtësisë e ka hequr kërkesën për reciprocitet duke e zëvendësuar atë me disa rregulla më moderne. Pas sqarimeve që janë dhënë nga ekspertët kemi kuptuar se ndryshimet e bëra janë për ndryshim të jetës së qytetarëve tanë, duke iu mundësuar procedurën e qartë për njohjen e dhe ekzekutimit të këtyre vendimeve të huaja. Përafruar më shumë për njohje më të lehtë të vendimeve gjyqësore”, tha ai.

    Për dallim nga LVV-ja, partia tjetër opozitare, PDK shprehu mbështetje projektligjit.

    Thaçi-Dragusha; Ne do të përkrahim në parim

    “Ne do të përkrahim në parim dhe do të votojmë në momentin kur vërejmë edhe koalicioni qeverisës ka vullnet të votojë. Të krijojë kushte dhe rrethana për të votuar në këtë fazë të parë”, tha ai.

    Ndërkaq, nga AAK-ja, Teuta Haxhiu tha se në mes të dy leximeve do të japin kontributin e tyre për këtë projektligj.

    Haxhiu: Grupi jonë parlamentar e përkrahë në parim

    “Grupi jonë parlamentar e përkrahë në parim dhe normal në mes të dy leximeve do të japim kontributin tonë”, tha ajo.

    Miratimin e këtij projektligji e kërkoi edhe shefi i grupit parlamentar të Nisma-AKR, Endrit Shala.

    Shala: Ky projektligj është shumë i rëndësishëm

    “Edhe ne si grup parlamentar duke ditur rëndësinë që e ka ky projektligj për qytetarin e republikës dhe shtetasit tanë që janë në diasporë. Por me këtë projektligj do t’i gëzojnë të drejtat e Kosovës mbi këtë e përkrahim këtë projektligj”, u shpreh ai

    Nga Rubrika
    Lajme14 Nëntor 2024
    Ministria e Mbrojtjes së Kosovës ka njoftuar se pilotët e Forcave të Sigurisë së Kosovës po vazhdojnë trajnimet në Bazën Ajrore të...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka quajtur “paçavure” doracakun e Edukatës Seksuale për të cilin tha se ka kërkuar nga kryetarët...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Pas Kryeqytetit dhe disa komunave tjera, edhe ajo e Vitisë do të ndalojë përdorimin e Doracakëve “Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues” për...
    Të tjera
    Lajme14 Nëntor 2024
    Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka dënuar sulmin me thikë në Ferizaj, i cili ndodhi për shkaqe etnike.Kusari-Lila ka...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi gjatë ditës së nesërme do të dorëzojë padi ndaj Ministrisë së Punëve të Jashtme...
    Vip14 Nëntor 2024
    Dalja e Gjestit nga shou më i madh televiziv shqiptar, Big Brother VIP Kosova, do të gëzonte disa prej banoreve brenda shtëpisë....
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokrazike të Kosovë, Lumir Abdixhiku, i ka dërguar mesazh Ministrisë së Arsimit, lidhur me doracakët për Edukatë Seksuale. Nga...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani në një intervistë në RTK ka folur rreth hapjes së Urës së Ibrit. Ai ka cituar...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim të enjten gjeneralin Wesley Clark, i cili më parë ka qenë ish-komandant suprem...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.