×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Shtatorja e Anton Çettës do të vendoset në oborrin e Fakultetit Filologjik

    FrontOnline
    10 Nëntor 2020

    Kuvendi Komunal i Prishtinës ka marrë vendim sot që shtatorja e profesor Anton Çettës të vendoset në oborrin e Fakultetit Filologjik, lokacion për të cilin është pajtuar edhe familja e tij.

    Ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi, njëherësh asambliste në Kuvendin Komunal të Prishtinës, tha se është lajm i mirë që në 100-vjetorin e lindjes së Anton Çettës po merret ky vendim.

    “Me këtë shtatore do t’i bëjmë nderë figurës së shquar të një njeriu të madh, i bëjmë nderë familjes së tij, por edhe vetes si bartës dhe përfaqësues të institucioneve të rëndësishme të Kosovës siç është edhe Komuna e Prishtinës që nuk po e lëmë në harresë të kaluarën tonë, por i japim vendimin e merituar për kontributin e jashtëzakonshëm… Lokacioni do të jetë te Fakulteti Filologjik”, tha ajo, transmeton KP.

    Disa nga asamblistët kanë kërkuar që vendosja e shtatores së profesorit Anton Çetta të bëhet tek Instituti Albanologjik, mirëpo nga Komuna e Prishtinës u tha se lokacioni është vendosur në koordinim edhe me familjen e profesorit Çetta, e që tha se e kanë përkrahur që shtatorja të vendoset te Fakulteti Filologjik.

    Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi, përveç për lokacionin, asamblistëve u ka dhënë përgjigje edhe sa i përket çështjes se te Fakulteti Filologjik është edhe shtatorja e Fehmi Aganit.

    “Ky lokacion është dëshirë edhe e komitetit organizativ për vendosjen e shtatores, por edhe e vajzës, respektivisht familjes së të ndjerit Anton Çettës. Prandaj, rreth lokacioneve mendoj që duhet të respektohet vendimi ose dëshira e familjes. Sa i përket vendit se është edhe profesor Fehmi Agani afër aty, nuk e shoh aspak problem vendosjen e shtatores në atë pjesë”, tha ai.

    Ndërsa, drejtori për Planifikim Strategjik dhe Zhvillim të Qëndrueshëm në Komunën e Prishtinës, Genc Bashota, asamblistëve u ka dhënë përgjigje rreth dilemave që kanë pasur për kohën kur mund të kryhen punimet e parkingut nëntokësor.

    Ai tha se lokacioni është reprezentativ dhe ka dinjitet edhe për figurën e profesorit Anton Çetta.

    “Mendoj se është një lokacion reprezentativ dhe me dinjitet për figurën e profesorit të nderuar. Projekti i parkingut nëntokësor ka filluar si procedurë para tri vjetësh dhe tash jemi në fazën e realizimit. Ka dy muaj që kompania ka filluar realizimin e punëve, 24 muaj prej momentit të përmbushjes së parakushteve. 18 muaj prej momentit kur kanë filluar punimet e deri më tash, parkingu është dashur të përfundojë sipas kontratës. Me rëndësi është pjesa e parkut mbi parkingun, i cili do të jetë një hapësirë publike për qytetarët”, tha ai.

    Ai tha se vendi ku do të ngritet shtatorja e Anton Çettës është pronë e Komunës së Prishtinës dhe nuk ka asnjë problem pronësor.

    Anton Çetta mbahet mend për urtësinë e tij që kishte, për punën e madhe që ka bërë në mbledhjen e folklorit shqiptar.

    Por veprimtaria e tij më e madhe, është në lëvizjen e pajtimit të gjaqeve në fillim të viteve të 90-ta dhe arriti për një kohë të shkurtër të shuante pjesën më të madhe të hasmërive mes shqiptarëve në Kosovë dhe trevat tjera shqiptare. Kjo lëvizje e udhëhequr nga plaku i urtë, u përkrah nga studentët dhe intelektualët e kohës.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Nëntor 2024
    Buxheti vjetor komunal është thelbësor për financimin e projekteve të ndryshme. Ai siguron shërbime cilësore për qytetarët dhe kontribuon në zhvillim ekonomik...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se sot do të mbajë një tubim në...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, sot viziton Augsburgun e Gjermanisë. Para diasporës, ai do ta prezantojë programin e plotë të partisë. Tubimi...
    Të tjera
    Vip16 Nëntor 2024
    Për t’u japur një përgjigje thashethemeve rreth jetës së artistëve, emisioni “Prive” i Klan Kosovës, ka përgatitur materialin e rradhës që tregon...
    Bota/Rajoni16 Nëntor 2024
    Zyrtarët e administratës së Bidenit po punojnë kundër kohës duke dhënë miliarda grante dhe duke ndërmarrë hapa të tjerë në përpjekje për...
    Vip16 Nëntor 2024
    Gjesti si duket nuk është fare në disponim. Ai është duke qëndruar i vetëm në dhomën e ndejës. Më poshtë mund ta...
    Vip16 Nëntor 2024
    Një debat i ashpër është zhvilluar në mes Xhenetës, Anës, Dianës dhe Gesa. Diana tha se Xheneta po promovon dhunë. Reagimin e...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Deputetja e PDK-së Ganimete Musliu, ka falënderuar pjesëmarrësit e takimit të djeshëm në Skenderaj. Ajo tha se “Drenica gjithmonë ka ditur të...
    Sport16 Nëntor 2024
    Ka përfunduar me rezultat të barabartë 0-0 pjesa e parë në takimin mes Shqipërisë dhe Çekisë që po luhet në kuadër të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.