×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    ​Shqipëri, 12 viktima dhe mbi 500 raste me koronavirus

    FrontOnline
    01 Dhjetor 2020

    12 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Shqipëri, në 24 orët e fundit, raportoi Ministria e Shëndetësisë, ndërkohë 557 janë raste të reja me sëmundjen infektuese nga 1948 testime.

    Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
    254 raste në Tiranë, 46 raste në Durrës, 38 raste në Lezhë, 31 raste në Vlorë,
    27 raste në Elbasan, 25 raste në Shkodër dhe Korçë, 22 raste në Lushnje,
    16 raste në Sarandë, 13 raste në Krujë, 11 në Gjirokastër, etj.

    Në 24 orët e fundit janë shëruar 368 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 18.849 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 491 pacientë, 32 në terapi intensive, 7 pacientë janë të intubuar.

    Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 12 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 5 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetare nga Patosi, 1 qytetar nga Gramshi, 1 qytetar nga Puka, 1 qytetar nga Shkodra.

    Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar gjithsej 38.182 raste pozitive, prej tyre 18.849 janë të shëruar, 18.523 janë raste ende aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 810 persona.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni20 Nëntor 2024
    Ditën e sotme janë futur në ambientet e Presidencës 4 përfaqësues të partive të vogla duke nisur në këtë mënyrë konsultimet e...
    Bota/Rajoni20 Nëntor 2024
    Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha se ai mendon se Ukraina do të humbë nëse SHBA vendos të ndërpresë ndihmën e saj...
    Bota/Rajoni20 Nëntor 2024
    Presidenti amerikan Joe Biden ka miratuar ofrimin e minave tokësore për Ukrainën, tha një zyrtar amerikan për Reuters. Ky është një hap...
    Të tjera
    Lajme20 Nëntor 2024
    Guvernatori i Bankës së Anglisë, Andreë Bailey, i ka dërguar një letër Guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Ahmet Ismailit,...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Deputeti nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu, ka kritikuar rritjen prej 20% të pensioneve nga Qeveria Kurti, duke potencuar se është e...
    Bota/Rajoni20 Nëntor 2024
    Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha se ai mendon se Ukraina do të humbë nëse SHBA vendos të ndërpresë ndihmën e saj...
    Bota/Rajoni20 Nëntor 2024
    Presidenti amerikan Joe Biden ka miratuar ofrimin e minave tokësore për Ukrainën, tha një zyrtar amerikan për Reuters. Ky është një hap...
    Bota/Rajoni20 Nëntor 2024
    Shi, stuhi dhe madje edhe borë. Plus një rënie e ndjeshme e temperaturës. Gjermania tashmë po përjeton spektaklin e saj të parë...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Me qëllim të shënimit të 20 Nëntorit- Ditës Botërore të Fëmijëve mbahet takimi i radhës i Komitetit Ndërministror për të Drejtat e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.