Sa më shumë që eksplorojmë Tokën, shfaqen më shumë fakte befasuese dhe ka shumë mistere të fshehura në këtë botë për të cilat ne ende nuk jemi të vetëdijshëm. Por kur një ekip studiuesish bën zbulimin e tyre të ri, kjo shkaktoi më shumë kuriozitet mes tyre.
Shkencëtarët gjetën një mineral të ri – ‘donwilhelmsite’ – në një meteorit nga Hëna. Por fakti befasues është se ky mineral formohet nën presione të larta dhe studiuesit besojnë se ai mund të luajë një rol kryesor në ciklin shkëmbor thellë me Tokën.
Minerali përbëhet kryesisht nga atome të kalciumit, aluminit, silicit dhe oksigjenit. Sipas studiuesve, ai u gjet në një meteorit të quajtur Oued Awlitis 001 që u zbulua në 2014 në shkretëtirën Sahara Perëndimore.
Minerali u emërua sipas gjeologut Don Wilhelms, pjesë e ekipit hulumtues që analizoi të dhënat dhe mostrat e sjella në Tokë përmes misioneve Apollo.
Minerali donwilhemsite, u zbulua posaçërisht në zonat e shkrirjes së goditjeve të meteorit. Në atë zonë të veçantë, shkëmbi shkrihet në temperaturë dhe presion të madh ndërsa hidhet në atmosferën e Tokës, përplaset me sipërfaqen dhe pastaj ftohet përpara se të bëhet përsëri i fortë, transmeton KosovaPress.
Këto kushte janë shumë të ngjashme me ato që gjenden thellë në mantelin e Tokës, duke dhënë një pamje të llojeve të mineraleve që mund të jenë brenda planetit, ku studiuesit nuk mund t’i studiojnë ato lehtë.
Studiuesit besojnë se meqenëse meteori është i përbërë nga shkëmbinj të ngjashëm me ata që krijojnë koren e Tokës, minerali ndoshta luan një rol të rëndësishëm në transportimin e sedimenteve nga korja thellë në Tokë, përmes zonës së tranzicionit – që ndan mantelin e poshtëm dhe të sipërm të planetit.