Aventura e Christian Eriksen me Interin nuk ka shkuar aspak në rrugën e duhur dhe lojtari ka filluar të shfaq pakënaqësitë e tij ndaj skuadrës dhe trajnerit Antonio Conte, përcjell KosovaPress.
Sipas raporteve të fundit nga “La Gazetta dello Sport” dhe “Canal Supporters”, gjiganti francez, Paris-Saint-Germain, ka shprehur interesim për shërbimet e reprezentuesit danez dhe po planifikon t’i propozojë Interit një shkëmbim me Leandro Paredes.
Para pak ditësh, Eriksen doli hapur duke shprehur zhgënjimin e tij për minutazhën e vogël nën urdhrat e trajnerit Antonio Conte.
“Kjo ishte ajo çfarë kisha ëndërruar. Të gjithë lojtarët duan të luajnë sa më shumë që është e mundur, por është trajneri ai i cili vendos se kush shkon në fushë.”, deklaroi Eriksen.