Policia në Podujevë raporton se dje në mbrëmje ka ndodhur një aksident trafiku ku të përfshirë kanë qenë një veturë dhe një këmbësor.
Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar viktima, i cili është duke marrë tretman mjekësor në QKUK.
Drejtuesi i automjetit që ka shkaktuar aksident trafiku është larguar me automjetin e tij prej vendit të ngjarjes në drejtim të panjohur dhe deri më tani është person i panjohur.
Sipas mjekëve, gjendja shëndetësore e viktimës është e rëndë por jashtë rrezikut për jetë./Front Online/