×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Rudi: Kuvendi të ofrojë qasje për personat me aftësi të kufizuar

    FrontOnline
    03 Dhjetor 2020

    Në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar, deputeti Fetah Rudi ka iniciuar debat parlamentar për të diskutuar rreth të drejtave të personave me aftësi të kufizuar dhe zbatimit të tyre. Në fjalën e tij para deputetëve, ai përmendi faktin që për një vit është ngjitur në sallën e seancave plenare me ndihmën e zyrtarëve të Kuvendit, meqë institucioni ligjvënës nuk kishte ofruar qasje të lehtë në objekt për personat me aftësi të kufizuar.

    Por tani në Kuvend po përfundon puna e vendosjes së liftit për qasje për përdoruesit e karrocave, për në hapësirat e sallës së Kuvendit ku mbahen seancat plenare. Për këtë Rudi ka falënderuar kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmanin.

    Rudi: Zyrtarët e Kuvendit për 1 vit më ndihmuan të ngjitëm me karrocë në sallën e seancave

    “Një falënderim të veçante e kam për të gjithë ata zyrtarë e punëtorë që për një vit rresht më bartën shkallëve për të ardhur në Kuvend. Vendosja e këtij lifti po bëhet për mua por do t’i shërbej Kuvendit dhe personave me aftësi të kufizuar që në legjislaturat e ardhshme do të jenë deputetë, kryetar Kuvendi, president, kryeministra e ministra. Nga mungesa e deritanishme e këtij lifti mësuam se Kuvendi duhet t’i rishikoj ligjet për t’i hequr burrokracitë ligjore. Ndërsa të gjithë ne si deputetë, qeveria dhe zyrtarët duhet të veprojnë me kohë që të rregullohet qasja e personave me aftësi të kufizuar se edhe ashtu është obligim ligjor”, tha ai.

    Ai tha se duhet rregulluar edhe hapësirat brenda sallës në mënyrë që objekti të jetë i qasshëm për personat me aftësi të kufizuar.

    Rudi u ka bërë thirrje institucioneve të ndërmarrin veprimet e duhura për t’u ofruar qasje personave me aftësi të kufizuar, në të kundërtën po bëjnë diskriminim.

    Ai ka prezantuar edhe një rezolutë, të cilën u ka kërkuar deputetëve që ta votojnë në përfundim të debatit të sotëm.

    Rudi: Kuvendi i Kosovës të miratojë rezolutë për personat me aftësi të kufizuar

    “Kuvendi i Republikës së Kosovës deklaron përkushtimin për përmirësimin e kuadrit kushtetues dhe ligjor për garantimin dhe mbrojtjen e të drejtave të personave me aftësi të kufizuar në Republikë ne Kosovës, me këtë pikë të rezolutës do të deklarohet përkushtimi i Kuvendit të Kosovës se do të përkrahë dhe do të ketë shumë kujdes për përfshirjen e të drejtave të përsonave me aftësi të kufizuar në iniciativat e amandamenteve kushtetuese dhe projektligjeve të ndryshme. Inkurajohen institucionet e autorizuara që të propozojnë amendamente kushtetuese për përfshirjen e konventës për të drejtat e personave me aftësi të kufizuar në nenin 22 të Kushtetues së Republikës së Kosovës si instrument ndërkombëtar i zbatueshëm drejtpërdrejtë në Republikën e Kosovës”, tha ai.

    Ndër të tjerë në rezolutë thuhet se viti 2022, shpallet vit i personave me aftësi të kufizuar në Republikën e Kosovës, ku institucionet duhet të ndërmarrin iniciativa për të përmirësuar gjendjen e personave me aftësi të kufizuar që të arrihet barazia.

    https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/3613535358705674/

    Nga Rubrika
    Lajme19 Nëntor 2024
    Një person në Prishtinë ka raportuar në polici se djali i tij ishte rrahur nga disa nxënës të një shkolle. Sipas organeve...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Mbrëmë në Prishtinë është arrestuar një person i cili kërkohej me urdhëresë të gjykatës. 46-vjeçari me inicialet V. G. ishte i  dënuar...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Bashkimi Demokratik për Integrim, që udhëhiqet nga Ali Ahmeti, ka shpërndarë të plotë Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve në Maqedoninë e Veriut...
    Të tjera
    Lajme19 Nëntor 2024
    Ndonëse është bërë një vit e gjysmë kur Kosova dhe Serbia u pajtuan për miratimin e një deklarate për personat e zhdukur,...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Forumi i Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë e Kosovës, lidhur me grantet të cilat i...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, i është kundërpërgjigjur Kryeministrit Albin Kurti lidhur me doracakët për “edukatën seksuale”,...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Partia shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Bashkimi Demokratik për Integrim, ka reaguar për deklaratën e kryeministrit Albin Kurti, që e bëri dje...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Shkolla e Oficerëve, në kuadër të Akademisë së Mbrojtjes së FSK-së, ka filluar realizimin e Kursit të Karrierës për Kapiten, për herë...
    Lajme19 Nëntor 2024
    I pari i Drenasit, Ramiz Lladrovci tha për Kurtin se, pas disa viteve përvojë e ka lexuar Kushtetutën e Kosovës ndërsa sot...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.