×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Rezoluta për të pagjeturit nuk del në votim, s’ka kuorum

    FrontOnline
    19 Nëntor 2020

    Kuvendi i Kosovës po vazhdon seancën plenare në të cilën është ftuar në interpelancë kryeministri Avdullah Hoti rreth temës së personave të pagjetur si pjesë e zotimeve të marrëveshjes me Serbinë më 4 shtator në Uashington.

    Rezoluta e cila u është paraqitur deputetëve nuk ka dalë në votim për shkak të mungesës së kuorumit.

    E deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Saranda Bogujevci, iniciuese e interpelancës, ka folur edhe njëherë pas pjesës së parë të seancës plenare, e cila kaloi me tensione ndërmjet deputetëve të Vetëvendosjes dhe atyre të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

    Bogujevci: Nga mosha 14 vjeç luftoj me Serbinë për drejtësi

    “Qysh nga mosha 14-vjeçare së bashku me familjen time kemi luftuar me Serbinë për drejtësi dhe vazhdoj ende. Nuk toleroj askush të më drejtohet me gisht apo të përmend familjen time. Kjo është e papranueshme. Atë çka e kemi bërë, ka qenë jo vetëm për familjen, por ka qenë kontribut për vendin”, tha ajo.

    Bogujevci tha se deri tani nuk kanë marrë të dhëna të qarta se si po trajtohet çështja e të pagjeturve në procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

    Bogujevci: S’kemi përgjigje korrekte nga kryeministri rreth të pagjeturve

    “Sa i përket pyetjeve rreth çështjes së dialogut drejtuar qeverisë, nuk kemi marrë diçka konkrete. Ne kemi trajtuar tema specifike dhe kemi dhënë propozime specifike. Është tepër me rëndësi që çështja e të pagjeturve të trajtohet me dinjitet karshi Serbisë dhe nuk guxon të ketë barazim të kësaj çështjeje, pasi që është e rëndësishme që Kosova të di saktësisht çka kërkon nga Serbia”, tha ajo.

    Deputetja e Vetëvendosjes lexoi para deputetëve rezolutën e cila thekson se çështja e personave të pagjetur nuk mund të kushtëzohet me asnjë çështje tjetër.

    “Kuvendi i Republikës së Kosovës thekson se çështja e personave të pagjetur nuk mund të ndërlidhet kushtëzohet apo ndërvaret nga asnjë çështje tjetër. Qeveria e Kosovës duhet të insistojë në adresimin e çështjes së të pagjeturave në harmoni të plotë me standard dhe mekanizma ndërkombëtar. Kuvendi i i Republikës së Kosovës kërkon nga Qeveria e Kosovës të mos pranojë të bisedojë me cilindo zyrtar nga Serbia pa ofrimi ne menjëhershëm të informacioneve për vendndodhjen e gjithë personave që nuk janë gjetur luftës së fundit”, janë këto dy pikat e rezolutës.

    Rezoluta në fjalë megjithatë nuk doli për votim për shkak të mungesës së kuorumit.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Nëntor 2024
    Ministria e Mbrojtjes së Kosovës ka njoftuar se pilotët e Forcave të Sigurisë së Kosovës po vazhdojnë trajnimet në Bazën Ajrore të...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka quajtur “paçavure” doracakun e Edukatës Seksuale për të cilin tha se ka kërkuar nga kryetarët...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Pas Kryeqytetit dhe disa komunave tjera, edhe ajo e Vitisë do të ndalojë përdorimin e Doracakëve “Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues” për...
    Të tjera
    Lajme14 Nëntor 2024
    Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka thënë se janë të gatshëm të përballen me të gjitha sfidat e sigurisë, dhe se,...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka njoftuar se gjatë ditës së nesërme do të dorëzojnë padi ndaj Ministrisë së...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë kryesisht i vranët, ku pritet në zona të caktuara të ketë reshje të pakta shiu e...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka dënuar sulmin me thikë në Ferizaj, i cili ndodhi për shkaqe etnike.Kusari-Lila ka...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi gjatë ditës së nesërme do të dorëzojë padi ndaj Ministrisë së Punëve të Jashtme...
    Vip14 Nëntor 2024
    Dalja e Gjestit nga shou më i madh televiziv shqiptar, Big Brother VIP Kosova, do të gëzonte disa prej banoreve brenda shtëpisë....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.