Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica ka reaguar pas bastisjeve të sotme të pjesëtarëve të EULEX-it në shtëpitë e ish-zëdhënësit të UÇK-së Jakup Krasniqi në Prishtinë dhe Negroc.
Ai ka thënë se liria e Kosovës dhe dinjiteti i shqiptarëve në Ballkan ka themelet në luftën e shenjtë për çlirim, pavarësi dhe bashkim të skalitur në tri shkronja “UÇK”.
“Zëdhënësi i kushtrimit për liri, trimi i urtë, modeli për gjeneratat e reja në rrugëtimin e ndërtimit të Atdheut, Jakup Krasniqi. Bac, ashtu siç na e ke ndritur të ardhmen me veprimtarinë tënde një jetë të tërë në shërbim të atdheut, ashtu siç e shpalle Kosovën shtet të pavarur, ashtu do të jesh zëri i së vërtetës të luftës së drejtë për liri. Betimi Yt para flamurit për çlirimin e vendit do të jetojë ndër gjenerata”, shkruan Reçica në Facebook.