Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka përkujtuar Bajram Currin në 96 vjetorin e rënies.
Haradinaj në një postim në Facebook tha se Bajram Curri ishte nga politikanët që i dhanë formë Shqipërisë moderne.
Postimi i plotë:
96-vjetori i rënies së atdhetarit, politikanit e komandantit Bajram Curri.
Bashkëthemelues i Lidhjes së Pejës, komandant në Kryengritjen shqiptare të vitit 1912, Bajram Curri ishte nga politikanët që i dhanë formë Shqipërisë moderne.
Ai nuk u pajtua asnjëherë që vendlindja e tij Gjakova dhe Kosova, mbetën jashtë kufijve të shtetit shqiptar. Përgjithmonë në kujtesën historike shqiptare! RH