Çështja e ndotjes së ajrit në Prishtinë ka kohë që është temë debatesh nga më të ndryshmet.
Kryeqyteti i Kosovës prej kohësh është duke u përballur me nivel të lartë të ndotjes.
Ndërkohë që kryetari Shpend Ahmeti ka paralajmëruar se mund të ketë një vendosje të taksës për automjetet që hyjnë në qytet për shkak të ndotjes së ambientit, një ‘kontribut të jashtëzakonshëm’ në ndotjen e ajrit po japin edhe vetë qytetarët.
Kjo më së miri mund të shihet nga tymi i një oxhaku të një ndërtese në rrugën “Bedri Shala”, që ka shkaktuar mjegullnajë të vërtetë.
Viteve të kaluara ka pasur raportime të shumta madje edhe protesta për ndotjen e ajrit, por akoma nuk është ndërmarrë asgjë për ta rregulluar këtë problem.
Organizata Botërore të Shëndetësisë, ka shprehur shqetësim se ndotja e ajrit është një nga kërcënuesit më të mëdhenj për shëndetin. Sipas kësaj organizate, ajri i ndotur vret mbi 7 milionë njerëz në vit.