Ishin vetëm muajt e parë të pandemisë, kur pasojat e saj po shiheshin me të vërtetë, ku rrugët dhe gjithçka tjetër mbeti e zbrazët. Më vonë, u pa se bota ka ndryshuar. Sidomos sektori i punësimit u godit fuqishëm dhe shpejt. Pas kësaj ndërmarrjet pushuan rekrutimin e përveç kësaj e reduktuan numrin e pjesëtarëve të kompanisë. Shumë biznese të vogla u mbyllën, disa të tjera arritën të qëndrojnë disi, por gjithsesi fuqia punëtore ndryshoi.
Çfarë do të thotë kjo për dekadën e re?
Para shfaqjes së pandemisë, punonjësit punonin në zyrë, por shumë shpejt shumica e bizneseve u zhvendosën duke punuar nga shtëpia. E gjithë kjo për ta parandaluar përhapjen e mëtejme të virusit, në mesin e punonjësve. Por çfarë do t’i sjellë kjo të ardhmes?
Sipas Gartner, tendencat e ardhshme të vendit të punës përfshijnë:
Cilat janë profesionet që do të kërkohen më shumë në këtë dekadë?
Nëse po mendoni se ku duhet të përqendroheni në aftësimin e një përvoje dhe aftësie të re, është mirë që fillimisht të hulumtoni rreth sektorëve që janë më të kërkuara. Kjo do të jetë diçka e vlefshme për karrierën tuaj dhe mbase do ta gjeni punën tuaj të ëndrrave!
Prandaj, duke u bazuar në tendencat e ndryshimeve apo edhe lulëzimeve të reja të industrive, janë disa profesione që po konsiderohen si më të kërkuarat për vitin 2021.
Rolet hibride
Nëse e analizojmë teknikisht, ky nuk është një profesion, por arsyeja që do të kërkohet kaq shumë është sepse kompanitë do të jenë ende duke e rimarrë veten pas goditjes pandemike. Kjo do të thotë, që ata nuk do të kenë buxhet të mjaftueshëm për të punësuar punonjës për çdo pozitë të mundshme, e në vend të kësaj do të preferojnë dikë që është në gjendje t’i bëjë disa punë në të njëjtën kohë. “Rolet hibrde” do të jetë puna më e mirë për 2021-tën, por sigurisht që kjo do të thotë që do të jeni shumë dinamik dhe t’i zotëroni aftësitë teknologjike dhe ato të buta.
Për shembull, një punonjës mund të jetë asistent administrativ, që gjithashtu do të ndihmojë në operime tjera dhe detyra të Burimeve Njerëzore.
Ekspert i marketingut digjital
Në hovin që vazhdimisht po merr teknologjia, ky profesion është gjithmonë në rritje dhe për pozita të tilla ka nevoja secilën e herë e më shumë. Ekspertët digjital të marketingut janë të ngjashëm me profesionistët e marketingut, vetëm se marketing bëhet brenda platformave në internet, si media sociale. Përshkrimi i kësaj pozitë përfshinë çdo gjë, që nga SEO në media sociale e deri te reklamat e Google.
Për të qenë të suksesshëm do t’ju duhet përvojë në punën në hapësirën digjitale, si dhe ekspertizë e përgjithshme e marketingut.
Dizajnerë grafik dhe krijues
Dizajni grafik do të jetë njëra ndër punët më të kërkuara në vitin 2021. Kompanitë e kanë kuptuar vlerën e marketingut në media sociale. Prandaj, ata po kërkojnë që të zhvillojnë fushata të marketingut, për këtë kanë nevojë për dikë që t’i aktualizojë konceptet e marketingut.
Ky profesion është gjithashtu për ata persona që janë kreativ dhe dëshirojnë që ta shprehin diku. Një pjesë e përshkrimit të punës do të përfshijë zhvillimin e faqeve për ilustrime të produkteve, krijimi i logove për kompanitë e reja dhe ribrendim etj.
Punë të tjera në kërkesë për vitin 2021, që lidhen me këtë rol përfshijnë regjisorë krijues, artistë të produksionit, artistë multimedialë dhe animatorë. Për të arritur këto punë, do t’ju duhet përvojë me mjete të tilla si Adobe Photoshop dhe Adobe InDesign dhe të tjëra të ngjashme.
Strateg i marketingut
Parashikohet që në vitin 2021 e tutje bota të fillojë ta marrë vetën nga pasojat e pandemisë. Bashkë me të edhe kompanitë do të kërkojnë kthim të potë. Kjo është arsyeja pse strategët e marketingut do të jetë pozita më e kërkuar gjatë kësaj kohe. Punonjës të tillë do të jenë përgjegjës për krijimin e strategjive të marketingut, identifikimin e mesazheve më të mira, konceptin krijues dhe ekzekutimin e strategjisë.
E bukura e të qenit konsulent është se ju mund të punoni për një agjenci ose të jeni të pavarur. Kompanitë priren të kërkojnë strategë marketingu me të paktën disa vjet përvojë, të cilat mund të përfshijnë punën në një agjenci ose në departamentin e marketingut për një kompani private.
Analistë të të dhënave
Të dhënat gjithmonë e më shumë po vendosen në qendër të vëmendjes nga kompanitë, për shkak të rëndësisë që ato kanë. Ata dëshirojnë që t’i njohin shprehitë e klientëve, online dhe offline dhe këto informacione t’i përdorin në krijimin e një strategjie të suksesshme të marketingut.
Detyra e këtij roli është mbledhja e informacionit nga hapësira të ndryshme dhe më pas interpretimi i modeleve dhe trendeve. Përmes kësaj, do të jepen rekomandime se si këto ndikojnë në biznesin e tyre. Ekzistojnë shumë programe të ndryshme për analizimin e të dhënave, por që të keni sukses në këtë rol do të duhet të njiheni me Google Analytics si dhe shumë CRM dhe mjete të tjera të ngjashme.
Profesione të tjera që do të kërkohen shumë në vitin 2021 do të jenë: