×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Porosia e Ipeshkvit të Kosovës për Krishtlindjen 2020

    FrontOnline
    24 Dhjetor 2020

    “Hyji, nëpërmjet Mishërimit të Fjalës, ka marrëpjesë në vuajtjen dhemjerimit tonë, jo që të sprovojë të keqen e botës, por që të na mësojë se si duhet ta përballojmë atë me gëzimin e fesë dhe me shpresën e besimit”.

    Kështu nis porosia e Ipeshkvit të Kosovës për Krishtlindjen 2020, e cila do të festohet nesër mbrëma duke filluar nga ora 23:30 në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë.

    Për të marrë pjesë në meshën e mesnatës në Katedrale, duhet të respektohen masat, që janë ndërmarrë në marrëveshje me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Ipeshkvisë sonë.

    Të respektohen masat sipas Manualit për parandalimin dhe luftimin e COVID-19 si në vijim:

    1. Dezinfektimi i hapësirave në të gjitha objektet (kishat), ku do të bëhen ceremonitë fetare (meshat).

    2. Të respektohet distanca prej 2 metra.

    3. Gjatë gjithë kohës të mbahen maskat nga pjesëmarrësit në ceremoni.

    4. Të ketë dezinfektues në hyrje dhe brenda objektit kishtar.

    5. Të ju ndalohet pjesëmarrja në meshë e të sëmurëve kronik dhe të moshuarve.

    6. Mundësohet mbajtja e Meshës së Krishtëlidjes me datë 24.12.2020 në mesnatë sipas kerkesës së Ipeshkëvisë. Koha e lejuar është, prej orës 23:00 të datës 24.12. deri në ora 02:00 të datës 25.12.2020.

    7. Pas përfundimit të meshës së mesnatës, Ipeshkvia e Kosovës është e obliguar të respektojë Vendimin e Qeverisë si dhe vendimet e Ministrit të Shëndetësisë.

    Ky është mesazhi i Ipeshkvit të Kosovës:

    Të dashur vëllezër e motra,

    në shumicën e viteve, me rastin e festave të rëndësishme, me zemër gëzimplote e plotë dashuri, ju kam drejtuar porosinë time. Doja të bashkëndaja me ju gëzimin e festave, të dëshmoja besimin tim në vlerat shpirtërore që festa bartë në vetvete dhe t’ju ftoja të përtërinim së bashku miqësinë me Hyjin e t’i përgjigjemi më me përgjegjshmëri realiteteve të kohës që jetojmë.

    Gjatë këtij viti jemi përballuar me një fenomen të papritur të rrezikshëm, që ka përfshirë gjithë njerëzimin. Nuk janë të paktë ata të cilët kanë humbur betejën me Covid-19, shumë e më shumë janë ata që janë prekur prej tij dhe kanë pasur simptoma të ndryshëm, kurse gjithë jemi përballë me pasojat familjare, shpirtërore, shoqërore dhe ekonomike, që i ka shkaktuar kjo pandemi. E gjithë kjo, në një mënyrë ose në një tjetër, e ka ndryshuar sjelljen tonë ndaj të shenjtës, mënyrën e të jetuarit tonë dhe formën e komunikimit me të tjerët. Çka do të thotë se, edhe nëse nuk do të ketë pasoja afatgjata, megjithatë do të mbetët gjatë në kujtesën tonë.

    Nuk mund të krenohemi se kemi bërë shumë, – porsiç thoshte Shën Nënë Tereza, “kur s’ke çfarë jep, jepe vetën tënde”. Ju dëshmoj se gjatë gjithë kësaj kohe, kam ndjerë barrën e përgjegjësisë për shëndetin tuaj, peshën e përgjegjshmërisë për kujdesin baritor të shpirtrave dhe nevojën e uratës për ju.

    Nëpërmjet lutjeve të mija jam munduar të marrë pjesë në dhimbjen e atyre që kanë humbur më të dashurit, në vuajtjen e atyre që janë përballen ose janë duke u përballuar me pasojat e infektimit, dhe për gjithë ato gra e burra, që si mjekë, infermier ose në ndonjë përgjegjësi tjetër, janë duke u lodhur, sikur thotë populli “deri në pikën e fundit”, vetëm që të shpëtojnë jetët e njerëzve. Sigurisht, pa i përjashtuar të tjerët, për të cilët Kisha lutet vazhdimisht: ata që vuajnë nga sëmundjet tjera e që përballen me padrejtësitë e botës, siç janë emigrantët, të varurit, të harruarit e të margjinalizuarit.

    Në anën tjetër, jam shumë i bindur dhe plotë shpresë, që kremtimi i sivjem i festës së Krishtlindjes, do të jetë më i përjetuar në bukurinë e vet se sa herëve të tjera. Pasi besoj që, pas shëmtisë së ditëve që kemi kaluar, do të arrijmë të shohim më qartë bukurinë e fesë, do të përjetojmë Zotin më pranë dhe do të ndjejmë më shumë nevojën e njeri-tjetrit.

    Kjo, nuk do të thotë, se e duam Zotin vetëm kurë përballemi me pafuqitë tona, porse në këto rrethana sytë tanë vetvetiu ngritën drejt qiellit, zemrat tona më lehtë hapen ndaj hireve dhe bekimeve hyjnore, arsyetojmë më mirë mbi të shenjtën e të përjetshmen dhe bëhet më e vetëkuptueshme që vetëmjaftueshmëria është gabimi më i madh që e bëjmë ne njerëzit.

    Ne besojmë, që Hyji nëpërmjet Mishërimit të Fjalës, ka marrë pjesë në jetën tonë dhe e njeh vuajtjen dhe mjerimit e secilit. Këndej, nuk mund të gjejmë këshilltar dhe mësues ma të mirë, i cili do të na mësojë si të përballemi me të këqijat e botës pa e trishtuar shpirtin dhe pa e humbur gëzimin, shpresën dhe lumturinë e jetës, pasi “Fjala u bâ njeri dhe banoj ndër ne (Gjon 1,14). Me këtë fe dhe besim, marr guximin t’ju ftoj me fjalët e engjëjve: Mos kini frikë! Ja, po ju sjell një lajm të mirë: gëzim të madh për mbarë popullin! Sot, … lindi Shëlbuesi ‑ Krishti Zot!” (Lk 2, 10 -11).Po edhe të këndoj me ju “Lavdi Hyjit në më të lartin qiell e paqe mbi tokë njerëzve, që i ka për zemër!”. (Lk 2, 14).

    Në këto fjali shprese të Shkrimit të Shenjtë, i ftoj edhe përgjegjësit institucional dhe politik në vend, që të rigjejnë urtinë e të parëve, entuziazmin e dikurshëm për liri dhe vullnetin që kishim për paqen, për të rindërtuar besimin, për të gjetur paqen e brendshme, pasi paqja, pajtimi dhe besimi në njëri-tjetrin nuk është vetën nevojë e përkohshme e as nuk i takon vetëm një gjenerate, por përgjegjësi e vazhdueshme e secilit prej nesh, që e dëshiron vetë Zoti.

    Këndej, dua t’i ftoj të gjithë ata që kanë përgjegjësi për t’iu dhanë përgjigje pyetjeve të mëdha për vendin dhe të ardhmen tonë, të mos kenë frikë nga përvujtëria, pasi të përvuajturit gjejnë zgjidhje më shpejtë se krenarët; të mos kenë frikë nga kompromiset, pasi janë mundësia e vetme që na lejojnë të ecim më tutje drejtë të ardhmes dhe siguron përparimin drejtë demokratizimit të gjithë shoqërisë sonë; të mos kenë frikë të merren me nevojat e njerëzve dhe të kujdesën për të ardhmen e tyre, sepse vetëm kështu do të meritojnë besimin e popullit, i cili nuk donë t’i tregojnë se “kush është shpresa e kush e vret atë”, por të kenë guximin të merren vesh për gjërat që e përcaktojnë fatin tonë, t’i japin zgjidhje çështjeve të rëndësishme për vendin dhe të sigurojnë një frymë normaliteti njerëzor në mesin tonë.

    Sigurisht që e ardhmja jonë nuk është vetëm përgjegjësi e politikës, por e gjithë neve. Prandaj, ju ftoj që askush të mos ketë frikë t’i lutet Krishtit, Princit të paqes, pajtuesit të zemrave të njerëzve dhe ndërmjetësit më të mirë mes qiellit e dheut, Zotit e njeriut, që të na dhuroj paqe, pajtim e dashuri në familje, në shoqëri në parti dhe mes partive, në mënyrë që askush të mos ndihet i përjashtuar nga zërat e të tjerëve.

    Me këtë rast iu shpreh edhe urimet e mija më të përzemërta për Vitin e Ri 2021 që po e presim, duke ju dëshiruar, paqe, mirëkuptim dhe shëndet.

    Pompa e derivateve me çmimet më të lira në Kosovë
    Nga Rubrika
    Lajme29 Maj 2024
    Bernard Nikaj Sekretar për Marrëdhënie Ndërkombëtare në  PDK tha se kanë provuar që të i’a shkurtojnë Kurtit mandatin së paku për tetë...
    Lajme29 Maj 2024
    Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, ka thënë se Donika Gërvalla e ka pamundësuar që babai i saj Jusuf Gërvalla të varroset me...
    Lajme29 Maj 2024
    Bujar Dugolli, profesor universitar, ka shprehur pajtueshmëri me deklaratën e presidentes Osmani për letrën e ministres Gërvalla, por që, siç tha ai,...
    Të tjera
    Lajme29 Maj 2024
    Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, është pritur në takim nga senatori,...
    Lajme29 Maj 2024
    Daut Haradinaj nga AAK-ja thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po përqan shqiptarët në Luginë. Haradinaj thekson se, kjo përçarje e...
    Lajme29 Maj 2024
    Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE) njofton të gjithë përfituesit e thirrjes “ZBATIMI I MASAVE TË EFIÇIENCËS SË ENERGJISË PËR...
    Lajme29 Maj 2024
    Deputeti i VV-së, Armend Muja, sa i përket zërave për koalicion PDK-LVV, tha se nuk ka ndonjë përafrim me partinë që udhëheqet...
    Sport29 Maj 2024
    Borussia e Dortmundit do të festojë në “Wembley” pavarësisht nga rezultati i finales me Realin e Madridit. Sipas tabloidëve britanikë klubi nga...
    Lajme29 Maj 2024
    Policia ka bërë të ditur se në kuadër të Njëjësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Gjakovë është themeluar një task forcë pjesë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.