Drejtoria e Shërbimeve Shëndetësore e Policisë së Kosovës, në bashkëpunim me QKKTGJ, ka organizuar kampanjën ”Dhurimi vullnetar i gjakut ” në ambientet e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, në Vushtrri.
Sipas njoftimin nga Policia e Kosovës, me këtë rast kanë dhuruar gjak një numër i konsiderueshëm i kadetëve policorë, instruktorë policorë dhe staf nga agjenci tjera të sigurisë.
Gjatë tërë kohës kujdes i është kushtuar respektimit të rregullave për mbrojtje nga COVID-19, sipas rekomandimeve të IKSHPK-së.