Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj ka treguar se Këshilli Drejtues ka vendosur që nuk do e mbështesë Vjosa Osmanin për Presidente.
Këtë deklaratë Hoxhaj e dha pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Drejtues të PDK-së.
Ai poashtu ka treguar që ky Këshill ka vendosur për hartimin e një dokumenti për opozitën që do e bëjnë ndaj Qeverisë Kurti.
PDK poashtu ka paralajmëruar reforma brenda partisë.
“PDK ka koalicion me qytetarët. Në mbledhjen tjetër të këshillit vendosim për reformat e PDK-së 2021-2025. Kryesia qendrore obligohet të hartojë dokument rreth opozitës tonë si PDK, grupi Parlamentar e zbaton atë politikë. Këshilli Drejtues me unanimtet nuk e mbështetë kandidaturës se zonjës Osmani për Presidente.”, deklaroi Hoxhaj për media.
Mbledhja e Këshillit Drejtues të PDK-së kishte filluar rreth orës 16:30 e ka përfunduar tek në ora 22:10.