×
  • Lajme
  • Lajme

    ​PDK akuzon Kurtin e Hotit për thellim të krizës ekonomike: Do të jemi opozitë në shërbim të popullit

    FrontOnline
    06 Tetor 2020

    Partia Demokratike e Kosovës, ka akuzuar ish-qeverinë Kurti dhe Qeverinë aktuale Hoti për dështim në fushën e ekonomisë dhe të politikës së jashtme.

    Në 1-vjetorin e mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare, sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, në një konferencë për media ka thënë se ende qytetarët, me dy Qeveritë, edhe atë Kurti, edhe këtë Hoti, nuk kanë arritur ta ndjejnë dorën e shtetit në tejkalimin e kësaj krize.

    Ismaili: Kurti dhe Hoti nuk kanë arritur ta implementojnë një pako gjithëpërfshirëse ekonomike

    “Me dy Qeveritë, edhe atë Kurti, edhe këtë Hoti, nuk kanë arritur ta ndjejnë dorën e shtetit në tejkalimin e kësaj krize. Kosova është vendi i vetëm, në të cilën Qeveritë, edhe Kurti edhe Hoti, ende nuk kanë arritur ta implementojnë një pako gjithëpërfshirëse ekonomike”, tha ai.

    Derisa kritikoi qeverinë Kurti për mashtrim, Ismaili qeverinë Hoti po e vlerëson si një Qeveri pa stabilitet të brendshëm, pa vendime dhe pa fuqi për t’i realizuar politikat e saj.

    “Një Qeveri që nuk merr veprime për ekonominë, thyen parimet e veta në diplomaci –duke e treguar hipokrizinë më së miri me mbrojtjen e Mini-Shengenit që deri dje e quante Jugosllavi, dhe që nuk është në gjendje të ndërtojë asnjë konsensus të domosdoshëm në Parlament, është një Qeveri që po e zgjat zhgënjimin e qytetarëve. Qeveri Kurti dhe Qeveria Hoti kanë pasur një seri dështimesh, të cilat e kanë futur Kosovën në një krizë të thellë ekonomike dhe politike”, tha ai

    Ismaili tha se pasojat e këtyre keqqeverisjeve do të jenë evidente në ekonominë e vendit dhe mirëqenien e familjeve kosovare.

    Derisa edhe njëherë rikonfirmoi se PDK-ja nuk do të bëhet pjesë e qeverisë Hoti, por do të jetë opozitë deri në zgjedhjet e ardhshme për të cilat tha se po punojnë shumë që të dalin fitimtar.

    “PDK në opozitë do të vazhdojë të denoncojë abuzimet dhe neglizhencën e Qeverisë krahas sfidave të mëdha ekonomike dhe sociale që ka Kosova. Do të jetë opozitë në shërbim të populli”, tha ai.

    Kujtojmë se ditëve të fundit kanë qarkulluar zëra se PDK-ja do t’i bashkëngjitet qeverisë Hoti.

    Nga Rubrika
    Lajme08 Nëntor 2024
    Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, ka njoftuar për takimin që ka zhvilluar dje me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër...
    Lajme08 Nëntor 2024
    Mbrëmë, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka kritikuar raportimet për mungesë ushqimi në FSK, duke i quajtur ato të pavërteta dhe të...
    Lajme08 Nëntor 2024
    Në seancën e së enjtes është dëgjuar dëshmitarja Majlinda Abdi, e cila deklaroi se, gjatë kohës kur kishte punuar në Doganë, i...
    Të tjera
    Lajme08 Nëntor 2024
    Ferat Shala, Kryetari i Komisionit për Ekonomi, është deklaruar për gjendjen e sektorit energjetik në Kosovë, duke e cilësuar atë si jashtëzakonisht...
    Lajme08 Nëntor 2024
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet sot, me fillim nga ora 13:30. Në rend dite janë disa pika, ndër të cilat...
    Lajme08 Nëntor 2024
    Behgjet Pacolli, deputet i AKR-së, ka publikuar një fotografi nga nata e festës së Donald Trumpit për rizgjedhjen e tij si president...
    Vip08 Nëntor 2024
    Burimi iu ka treguar banorëve për një ngjarje që i ka ndodhur në të kaluarën. Ai iu rrëfej atyre për një moment...
    Vip08 Nëntor 2024
    Kevin ka dhënë një deklaratë të fortë. Ai iu tha banorëve që nuk e puth asnjë vajzë tjetër përveç Anës, as për...
    Vip08 Nëntor 2024
    Është ngjallur atmosfera në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3. Pas darkës së të nominuarëve, ‘Vëllai i Madh’ i disponoi banorët...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.