Shqipëria sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të kthjellët por që herë pas here do të zëvendësohet nga reshje të izoluara shiu. Java e ardhshme do të vijë me ulje temperaturash.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 03°C në 13°C, në zonat e ulëta nga 10ºC në 20°C dhe në zonat bregdetare nga 13°C në 22°C.
Era do të fryejë në drejtim Verior-Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.